Drejtoria e Përgjithshme Policisë, kallëzim penal ndaj Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj për 21 janarin

Drejtoria e Policisë së Shtetit ka bërë një kallëzim në prokurori ndaj Hysni Burgaj, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe Agron Kuliçaj zv. drejtor i këtij institucioni. Kallëzimi penal konsiston në akuzat e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim, mos zbatim i urdhrit të ish- Prokurores së Përgjithshme Ina Rama në 21 janar. Urdhri i Ina Ramës ishte, arrestimi i ish-drejtuesve të Gardës së Republikës.
Vepra penale e shpërdorimit të detyrës sipas kallëzimit është bërë pas ngjarjeve të 21 janarit. Policia refuzoi arrestimin e 6 zyrtarëve të gardës, pas 4 vrasjeve të ndodhura në bulevard. Këto urdhëra u lëshuan 48 orë pas ngjarjes, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues dhe u plagosen disa të tjerë nga plumbat e efektivëve të Gardës së Republikës.
Në kallëzimin e tyre policia kërkon të hetohen edhe ata prokurorë të cilët nuk ndoqën penalisht dy ish-zyrtarët e policisë për mos zbatimin e urdhrit për arrestimin e gardistëve. Arsyetimi i dhënë në atë kohë nga policia, për mos zbatimin e këtyre urdhrave ka qenë fakti se në shkresat e dërguara nga prokuroria ka gabime drejtshkrimore dhe lapsuse në urdhrat e arrestimit. Këto urdhra, pavarësisht kërkesës së përsëritur të prokurorisë për tu zbatuar, nuk u ekzekutuan nga policia. S.S
Add new comment