Mazhoranca shkëmben Vangjel Dulen me Shpëtim Idrizin, Dule: Rama po bën llogari numrash, jo reformë

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk është dakord me variantin përfundimtar të hartës së re të ndarjes administrativo-territoriale të Shqipërisë që u miratua dje në Komisionin e posaçëm parlamentar për këtë reformë. Sipas kreut të kësaj partia, Vangjel Dule ky variant nuk respekton minoritetin.
“Nga të dhënat e deritanishme, në dijeninë tonë, reforma orientohet në devijime substanciale nga këto parime dhe standarde dhe në shkelje flagrante të këtyre të drejtave themelore”, tha ai.
Nga ana tjetër kryetari i PBDNJ-së akuzoi mazhorancën se, po bën llogarinë e numrave në Kuvend, duke iu referuar përfshirjes së propozimeve të PDIU-së në hartën e re.
“Nën ankthin e garantimit të aritmetikës së cilësuar parlamentare të kërkuar nga një ligjvënie e tillë, në tentativë bashkëpunimesh fluide, kësaj reforme i faturohen elemente të spikatura klienteliste dhe elektorale”, theksoi Dule.
“Krahas vazhdimit të përpjekjes sonë institucionale në të gjitha drejtimet dhe nivelet, dëshirojmë ti drejtohemi edhe publikisht, në veçanti Kryeministrit Rama, të mos e privoje këtë reformë madhore nga parimësia, standardet, serioziteti dhe fryma europiane.”
S.S
Comments
po normale mo sqipetar i
<p>po normale mo sqipetar i kuluar..................</p>
normale ....sqipetari kuluar
<p>normale ....sqipetari kuluar qirjo dulaqi</p>
Add new comment