Arkiv-Lajme

Një rast tjetër sui generis. Kështu e vlerëson PDIU-ja zonën e Sarandës dhe të Delvinës në kuadër të reformës administrative

Postuar në 16 Korrik, 2014 03:22

Gazeta “Shqip” i ka lënë sot gati një faqe propozimit të Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim për ndarjen e re territoriale, posaçërisht për çështjen e Konispolit. Ndonëse parimisht mbetet disi e vështirë për t’u përligjur se përse propozimit të PDIUsë- i jepet një hapësirë kaq e madhe, sërish ai ka interes publik. PDIU-ja në kërkesën e saj bën thirrje që ndarja e re e propozuar, të mos e trajtojë Konispolin si territor brenda bashkisë së Sarandës, por si bashki me vete. Dhe çfarë duhet të përfshijë kjo bashki sipas partisë së Shpëtim Idrizit?

KLD-ja, përgjigjet ndihmësi i Presidentit: “Po kalohet në rrjedhat e antikushtetueshmërisë”

Postuar në 16 Korrik, 2014 02:57

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përcjellë sot qëndrimin e vet, jozyrtar por publik, për çështjen e debatit të fundit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Përmes një shkrimi në gazetën “Panorama” të titulluar: “Rënia e Kushtetutës”, Ndriçim Kulla, ndihmës i Presidentit, ka bërë një rezyme të përplasjeve të institucionit të presidencës me qeverinë e socialistëve, që zë fill që me emërimet në diplomaci. Vazhdon me plotësimin e vendeve vakant në Gjykatën e Lartë dhe përsëritet me KLD-në.  “I gjithë ky cirkuit ndodhish për kompetencat e presidentit ka një domethënie.

Mbyllet tregu tek ish-uzina “Dinamo”. Tregtarët protestojnë dhe thonë se tregu i ri po bëhet nga dikush afër me PD-në

Postuar në 16 Korrik, 2014 02:42

Tregtarët që kryejnë aktivitetin e tyre në zonën e ish- uzinës “Dinamo” janë ngritur sot në protestë  një ditë pasi bashkia dhe Prefektura e Tiranës vendosën mbylljen e tij. Ata kanë bllokuar për disa minuta rrugën që shkon për te tregu, duke vendosur kazanë mbeturinash. Në thirrjet e tyre “duam bukë”, tregtarët kanë kërkuar të takohen me prefektin dhe kryen e bashkisë, duke theksuar se në tregun, i cili tashmë po mbyllet nuk ka asnjë problem për sa i përket kushteve. Pse po mbyllet atëherë? “Një i afërt i PD-së ka bërë një treg atje poshtë dhe duan që ne të shkojmë atje.

Anës ujit i palarë… Saranda e Librazhdi, të rrethuara nga burime ujore por me mungesa e probleme

Postuar në 15 Korrik, 2014 15:28

Janë dy ngjarje të ditës së sotme, që tregojnë sesa larg mirëmenaxhimit të pasurive të përbashkëta jemi si vend. Për të tretën herë radhazi banorët e fshatit Rrajcë në Përrenjas kanë bllokuar tunelin e Qafë-Thanës, teksa kanë protestuar për mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mungesës së vaditjes së tokave bujqësore. Shkak për këtë situatë janë bërë lidhjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit si dhe ndarja e orarave të ujit nga ana e komunës. Banorët shprehen se nëse situata nuk zgjidhet protestat do përshkallëzohen.

Armëpushimi zgjat vetëm 6 orë. Raketat e Hamasit vrasin një izraelit, Tel Avivi rinis ofensivën

Postuar në 15 Korrik, 2014 14:01

Propozimi egjiptian për armëpushim në konfliktin e rindezur mes ushtrisë izraelite dhe organizatës Hamas në Gaza, u mirëprit vetëm nga Izraeli. Por gjashtë orët e armëpushimit të njëanshëm morën fund kur njëra nga 50 raketat artizanale të lëshuara nga Hamas, vrau një civil izraelit në qytetin Ashdod. Britanikja The Guardian njofton se reagimi i kryeministrit Netanjahu ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër: “Kjo vrasje na jep gjithë të drejtën të zgjerojmë operacionet ushtarake për mbrojtjen e njerëzve tanë”.

“Dramë” në Torino. Antonio Konte jep dorëheqjen, nuk është më në krye të Juves

Postuar në 15 Korrik, 2014 13:30

Antonio Konte nuk është më trajner i Juventusit. Mediat italiane njoftojnë se fituesi i tre trofeve të njëpasnjëshme ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit, me motivacionin “për divergjenca të pariparueshme me drejtuesit e klubit”. Ka shokuar tifozët ky lajm, ndërkohë që kandidatët për postin e tij vërtiten mes Alegrit, Mancinit, Spaletit etj.

a.k 

Çështja “Monstra”, presidenti do mbledhë Këshillin e Sigurisë. Partia e Ahmetit refuzon pjesëmarrjen

Postuar në 15 Korrik, 2014 12:36

Mediat maqedonase njoftojnë se së shpejti presidenti George Ivanov do të thërrasë për herë të parë pas pesë vjetësh një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si organi më i lartë shtetëror për siguri dhe mbrojtje. Arsyeja është vala e protestave të shqiptarëve kundër rastit “Monstra”, që solli dënimin me burg të përjetshëm të 6 shqiptarëve për vrasjen e 5 maqedonasve në vitin 2012. Familjaret e të dënuarve pretendojnë se gjyqi është i trukuar dhe autoritetet nuk kanë paraqitur prova për të vërtetuar fajësinë e të dënuarve.

Prezantohet uniforma e re tradicionale për ceremonitë ushtarake të FSK-së. Mendimet pro e kundër

Postuar në 15 Korrik, 2014 11:06

Njësia Ceremoniale të FSK-së sot është paraqitur për herë të parë me uniformë tradicionale me rastin e vizitës së zëvendëskomandantit suprem i Aleancës së NATO-s për Evropë, gjeneral Sir Adrian Bradshaw. Gjatë takimit të përbashkët, ministri Çeku e informoi gjeneralin e NATO-s mbi arritjet e FSK-së. Por përtej takimit dhe ceremonisë, lajmi i vërtetë ishte uniforma e re me plisat mbi krye. Disa media e quajtën normale, mjaft komentues e përgëzuan zgjedhjen, ndërsa gazeta Express e quajti “skandaloze” dhe “cirk”.

 

a.k

Deputeti socialist Ndreu “çuditet” me ftesën e Lulzim Bashës për iftar, pas kallëzimit në prokurori

Postuar në 15 Korrik, 2014 10:44

Kush të rreh, të do! Përmes një postimi në fb, deputeti i PS-së Pjerin Ndreu njofton se ka marrë një ftesë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për iftarin që ky i fundit ka organizuar javën e ardhshme. “Edhe të akuzojnë, edhe të denoncojnë dhe të ftojnë…! Hajde merri vesh tani Lulushin me shokë”, shkruan Ndreu, duke aluduar për kallëzimet penale që Basha, i shoqëruar nga deputetët Arben Ristani dhe Eduard Halimi, i dorëzuan prokurorit të Përgjithshëm për deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.

a.k

Fituesit e Botërorit i dimë, njihuni me 11-shen më zhgënjyese. Nga Kasijas e Xherard, tek Muntari e Diego Kosta

Postuar në 15 Korrik, 2014 09:29

Titujt u shpërndanë, më të mirët u mbushën me lavdi, por rrjeti amerikan ESPN ka menduar edhe për përzgjedhjen e 11-shes më zhgënjyese të Botërorit të Futbollit në Brazil. Numërimi fillon me portierin spanjoll Kasijas, që në Brazil ishte një zhgënjim total. Në eliminimin tragjik e të parakohshëm të Spanjës dha një dorë edhe mbrojtësi Serxhio Ramos. Pastaj në krahë qëndrojnë brazilianët Dani Alvesh dhe Marselo, të dy shumë pak bashkëpunues me ekipin dhe të pafuqishëm për të parandaluar depërtimin e gjermanëve në atë humbje shokuese 7-1.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme