Anës ujit i palarë… Saranda e Librazhdi, të rrethuara nga burime ujore por me mungesa e probleme

Postuar në 15 Korrik, 2014 15:28

Janë dy ngjarje të ditës së sotme, që tregojnë sesa larg mirëmenaxhimit të pasurive të përbashkëta jemi si vend. Për të tretën herë radhazi banorët e fshatit Rrajcë në Përrenjas kanë bllokuar tunelin e Qafë-Thanës, teksa kanë protestuar për mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mungesës së vaditjes së tokave bujqësore. Shkak për këtë situatë janë bërë lidhjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit si dhe ndarja e orarave të ujit nga ana e komunës. Banorët shprehen se nëse situata nuk zgjidhet protestat do përshkallëzohen. Burimet e shumta të Rrajcës i njeh kushdo që ka përshkuar rrugën nacionale drejt Pogradecit. Ndërkaq, situatë problematike dhe e stërpërsëritur sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm është edhe në qytetin e Sarandës, në kulmin e sezonit turistik. Rrjeti i amortizuar është problemi kryesor, ndërsa defektet në rrjet janë një fenomen i ripërsëritur dhe zonat periferike urbane kanë mungesa të mëdha. Në këtë rast, flitet për një histori gati 30 vjeçare krize, në një qytet që rrethohet nga burime të pafundme si Syri i kaltër.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.