Çështja “Monstra”, presidenti do mbledhë Këshillin e Sigurisë. Partia e Ahmetit refuzon pjesëmarrjen

Mediat maqedonase njoftojnë se së shpejti presidenti George Ivanov do të thërrasë për herë të parë pas pesë vjetësh një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si organi më i lartë shtetëror për siguri dhe mbrojtje. Arsyeja është vala e protestave të shqiptarëve kundër rastit “Monstra”, që solli dënimin me burg të përjetshëm të 6 shqiptarëve për vrasjen e 5 maqedonasve në vitin 2012. Familjaret e të dënuarve pretendojnë se gjyqi është i trukuar dhe autoritetet nuk kanë paraqitur prova për të vërtetuar fajësinë e të dënuarve. Sipas Kushtetutës këtë organ e udhëheq Presidenti i Republikës. Anëtarë të tij janë Kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministri i Brendshëm, i Jashtëm dhe i Mbrojtjes, dhe 3 anëtarë të cilët i cakton vetë Presidenti. Nga ana e saj, partia shqiptare BDI e Ali Ahmetit nuk do të çojë anëtarë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për shkak se vazhdojnë ta kontestojnë legjitimitetin e presidentit.
a.k
Add new comment