Arkiv-Lajme

Tregjet e ish uzinës Dinamo dhe Qytetit të Nxënësve do të mbyllen. Vendim unanim bashki-prefekturë

Postuar në 15 Korrik, 2014 09:10

Në raste si ky bashkëpunimi e gjen rrugën e vet. Task Forca e ngritur nga Prefekti i Tiranës në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës ka vendosur mbylljen përfundimtare të tregut të ish-Uzinës Dinamo në Tiranë edhe atij në ish-qytetin e nxënësve.

Juncker zëvendëson Barroson në krye të ekzekutivit të BE-së. Votohet me 422 vota, pavarësisht kundërshtimit anglo-hungarez

Postuar në 15 Korrik, 2014 08:20

Pas fjalës së mbajtur në seancë dhe procesit të votimit, Jean-Claude Juncker është konfirmuar si president i ardhshëm i Komisionit nga Parlamenti Europian. Ai zëvendëson kështu “kryeministrin” në largim Jose Manuel Barroso. Për luksemburgasin votuan 422 deputetë, kundër ishin 250 dhe 47 abstenuan, ndërsa 10 vota ishin të pavlefshme. Ish-kryeministri i Luksemburgut është emëruar nga krerët e qeverive të BE-së muajin e kaluar, pavarësisht kundërshtimeve të Britanisë dhe Hungarisë.

Shënim: Berisha “analizon” 300 ditët e Ramës, por çdo akuzë i ka rrënjët tek qeverisja e tij

Postuar në 15 Korrik, 2014 08:01

Ish-kryeministri Sali Berisha doli para mediave për të bërë “analizën e analizës” së 300 ditëve të para të qeverisë Rama, të cilat i quajti 300 ditët e mashtrimit, pasi sipas tij qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Berisha tha se 300 ditësh shqiptarët janë më të varfër, më të pasigurt, më të papunë. Ish kryeministri i mori të gjiithë sektorët me rradhë për të ekspozuar difektet, ndërkohë që sipas tij “kurrë në histori institucionet nuk janë pushtuar nga delinkuentë, vrasës, përdhunues, pengmarrës”.

Studimi: Nivel tejet i lartë i ekonomisë informale në fshat. 84% e të anketuarve marrin kredi, s’kanë dijeni për grantet

Postuar në 15 Korrik, 2014 07:25

Ekonomia informale në vendin tonë ka patur rregullisht nivele të larta. Por një studim mbi ekonominë e fshatit dëshmon një nivel informaliteti tejet të lartë, duke e bërë tregun bujqësor një sektor pothuajse tërësisht jashtë sistemit. Sipas një studimi të bërë nga Shoqata e Investitorëve të Huaj, FIAA, dhe Unioni Shqiptar Kursim Kredi, rezulton se 88% e fermerëve të intervistuar nuk kanë NIPT, ndërsa vetëm  32%  e tyre janë të regjistruar pranë drejtorisë së bujqësisë, pra kanë  kodin e fermerit.

Qëndrimi i ri i Vetëvendosjes: Aleancë me Haradinajn kryeministër, mandat i plotë qeverisës

Postuar në 15 Korrik, 2014 05:35

Ka dalë me një qëndrim të ri lëvizja Vetëvendosje, sa i takon mënyrës së formatimit ë qeverisjes së re të Kosovës. Partia e Albin Kurtit u “ka rënë pishman” deklarimeve që është për një qeveri emergjente prej afro dy vitesh dhe pastaj të shkohet në zgjedhje të reja, njofton Express. Vetëvendosja ende nuk ka arritur në një marrëveshje me bllokun opozitar LDK-AAK-Nisma, por drafti i propozuar nga kjo parti nuk e përfshinë më qeverinë teknike të përkohshme.

Kreu i këshillit të Komunës Dajt, atentati me eksploziv ndaj S.Allushit; hetohen pistat personale por edhe detyra

Postuar në 15 Korrik, 2014 05:09

Atentati i djeshëm me eksploziv në makinë ndaj Sulejman Allushit, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ka hapur disa pista për policinë. Kjo e fundit ka shoqëruar 25 persona, dhe është duke hetuar edhe pistën për shkak të detyrës pasi Allushi është edhe kryetari i këshillit të komunës së Dajtit. Allushi ishte dënuar edhe për tentativë vrasje. Po hetohen edhe konfliktet personale dhe ndonjë hakmarrje për shkak të ngjarjeve me armë të 4 viteve të fundit ku dyshohet të jenë përfshirë Allushi apo familjarë të tij.

Ngjarjet në Maqedoni, protestojnë shqiptarët para selisë së OKB-së në Nju Jork

Postuar në 15 Korrik, 2014 04:14

Kanë protestuar shqiptarët në SHBA përpara selisë së OKB-së në Nju Jork, duke kërkuar mbështetjen e shqiptarëve në Maqedoni. Pjesë e kësaj proteste ishin emigrantë dhe aktivistë të shoqatave të ndryshme nga shumë shtete të SHBA-ve,  të cilët theksuan mbështetjen e tyre për protestat e fundit të bashkëkombësve në Shkup, kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive të shtetit maqedonas.

Montonin dhe shisnin mina me celular, arrestohen tre ushtarë profesionistë

Postuar në 15 Korrik, 2014 03:56

Pas një hetimi të gjatë, një operacion i policisë së Durrësit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka përfunduar me arrestimim e tre personave si dhe sekuestrimin e shtatë minave me celular. Pas aksionit të koduar “Profesionisti” janë sekuestruar 7 mina të telekomanduara me anë të telefonave celularë, me përbërësit përkatës: eksplozive të llojit C4; telefona celularë të lidhur me eksplozivët me material sinjalpërcjellës dhe shtatë mekanizma shpërthyes.

Intervista e ministrit Naço: KLD, një fole pazaresh skandaloze. Vendimet merren gjetiu, votojnë formalisht

Postuar në 15 Korrik, 2014 02:54

Në një intervistë për revistën Java, ministri i Drejtësisë Nasip Naço shpjegon pakënaqësinë e tij ndaj mënyrës skandaloze sesi funksionon sot Këshilli i lartë i Drejtësisë. Naço jep për shembull operimin e KLD-së në plotëssimin e vendeve vakante. “Për katër vende vakante në gjykatën e apelit në Durrës, konkuruan 61 kandidatë dhe fituan katër prej tyre, të cilët morën nga 12 apo 13 vota, ndërsa të tjerët nuk morën asnjë votë, edhe pse ishin gjyqtarë të shkëlqyer, të trajnuar e të shkolluar.

Der Spiegel: Merkel mund ta lërë mandatin për postin e kreut të BE-së ose të OKB-së

Postuar në 14 Korrik, 2014 15:36

Gazeta gjermane Der Spiegel shkruan se kancelarja Angela Merkel është e gatshme të japë dorëheqje nga posti i saj, para se të përfundojë mandatin e ri qeverisës. Arsyeja, shumë e fortë: Ajo mund të bëhet Presidente e Këshillit Europian ose Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Kjo do të thotë që Merkel mund të japë dorëheqje para përfundimit të mandatit në vitin 2017, aq më tepër që Gjermania është përfshirë nga skandalet për shkak të çështjes së spiunëve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme