Arkiv-Lajme

Kryetari i Rrashbullit miratoi 4 leje ndërtimi të pezulluara nga KRRTRSH, e dinte që po shkelte ligjin

Postuar në 14 Korrik, 2014 05:20

Hetimet për lejet e ndërtimit, të dhëna nga Këshilli i Rregullimit të Territorit dhe të miratuara nga kryetari i komunës Hysen Gashi tashmë arrestuar, tregojnë se zyrtarët kanë qenë në dijeni se po shkelnin ligjin, thote Mapo. Sipas prokurorisë, historia e disa prej këtyre lejeve nisin qysh në vitin 2004, kur komuna Rrushbull ka miratuar leje, të cilat janë shfuqizuar më pas nga KRRTRSH-ja.

Parashikim: Rritja ekonomike në tremujorin e dytë, 2.0%-2.3%

Postuar në 14 Korrik, 2014 05:05

“Sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (V.SH.B), ekonomia në tremujorin e parë të vitit 2014 vlerësohet me rritje prej 1.65 % kundrejt tremujorit të parë të vitit 2013”, deklaroi INSTAT-i para një jave. Ndërkohë, Ministria e Financave raporton se të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (T.V.SH.) u rritën 26% në të njëjtin tremujor, krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në tremujorin e dytë (prill-qershor), të ardhurat nga TVSH-ja u rritën 33% , krahasuar me një vit më parë.

Nuk ka pakt mes bllokut opozitar dhe Vetëvendosjes. Kurti kërkon ndaljen e dialogut me Serbinë

Postuar në 14 Korrik, 2014 04:57

Takimi i nisur në mëngjes mes bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma dhe lëvizjes Vetëvendosja, nuk ka prodhuar fryte. Burime brenda takimit kanë treguar se është gati e pamundshme marrëveshja me Vetëvendosjen, njofton Express. “Marrëveshja me Vetëvendosjen po shkon drejt dështimit. Gjasat janë të vogla të nënshkruhet ndonjë marrëveshje me Vetëvendosjen e Albin Kurtit”, ka thënë një zyrtar i përfshirë në takimin e sotëm që po mbahet në selinë e AAK’së.

Reforma territoriale, opozita nuk merr pjesë. Vendimi: “Strategji e re në shtator”

Postuar në 14 Korrik, 2014 03:51

Nuk ka konsensus për reformën territoriale. Partia Demokratike ka vendosur të rikthehet me një strategji të re në shtator, e ndërkohë do të bojkotojë punën e parlamentit, duke mos marrë pjesë në sesione, si dhe duke intensifikuar protestat. Vendimi i selisë blu lë të kuptohet se opozita nuk do jetë pjesë e debatit për një ndër reformat më të rëndësishme në vend, e cila është kundërshtuar fort prej saj.

Ndoka: Po, i telefonova Laurës, por nuk e kërcënova. Palokën e kam mik shtëpie

Postuar në 14 Korrik, 2014 03:01

“Çështja Ndoka” ka vijuar sot, pas deklaratës së selisë blu se deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, e ka kërcënuar zëdhënësen Laura Vorpsi në telefon. Sot, vetë Ndoka pohoi se i ka telefonuar zëdhënëses Vorpsi dhe e ka pyetur për deklaratat e saj. Ajo i ka thënë se është thjesht zëdhënëse. “E kam pyetur nëse ajo është e vetëdijshme që ato që thotë për mua kanë përmbajtje inkriminuese për të dhe nëse e ka të qartë që do përballet me gjykatën. Me ka thënë që është thjesht një zëdhënëse dhe nuk mban përgjegjësi për ato që i thonë….

Gjermania ngre Kupën e Botës në futboll, edhe Shkodran Mustafi pjesë e historisë

Postuar në 14 Korrik, 2014 02:46

Gjermania është kampione e botës në futboll si “Gjermani klasike” përballë Argjentinës: Lojë e fortë, rezistencë deri në fund dhe pak mungesë fati nga ana e latinëve. Por në minutën e 113 të kohës shtesë, pas kohës së rregullt pa gola, mendon Mario Gëce që nxjerr një perlë nga arsenali I teknikës së tij dhe Argjentina kapitullon. Duke lënë mënjanë prononcimet dhe tifozeritë politike në Tiranë, ajo çka duhet theksuar nga ky kompeticion është pjesëmarrja e gjerë e lojtarëve me origjinë shqiptare, ku spikat dhe një kampion bote tashmë, Shkodran Mustafi nga Maqedonia.

Policia liron sllovenen, dyshohet se u mbajt 8 muaj peng në një kompleks turistik në Kavajë

Postuar në 13 Korrik, 2014 12:51

Një 29-vjeçare sllovene dyshohet të jetë rrëmbyer dhe mbajtur peng për gati 8 muaj në një kompleks turistik në zonën e plazhit të Qerretit në Kavajë. Alarmi është dhënë nga INTERPOL ndërsa policia e Kavajës me t'u vënë në dijeni bëri lokalizimin e apartamentit, ndërhyrjen dhe lirimin e 29-vjeçares sllovene Mojca Vlado Jakop. 

Deri 40% e të punësuarve nuk paguajnë taksa

Postuar në 13 Korrik, 2014 11:59

Raporti i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike saktëson se 30-40% të të punësuarve në Shqipëri nuk  paguajnë asnjë taksë ndaj shtetit çka ka sjellë reduktim të kontributeve shoqërore si dhe zhvillimin e një konkurrence të pandershme mes bizneseve. Milva Ikonomi, eksperte në ekonomi, përmes një analize sqaron se nga viti 2007 në 2012 bizneset nuk kanë ulur pagat edhe pse nuk kanë rritur investimet, çka ka ndihmuar në kapërcimin e krizës më lehtë.

Nuland për TCH: Të shqetësuar për Maqedoninë

Postuar në 13 Korrik, 2014 10:45

Në një intervistë për Top Channel, ndihmës/sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për tensionet në rritje në Maqedoni. Zonja Nuland deklaroi se nesër në Shkup do të flasë me të gjitha palët për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës. “Do të jem në Maqedoni të hënën. Siç e dini, jam në një tur të Ballkanit me një delegacion të disa agjencive. Në këtë udhëtim po vizitojmë pesë vende.

Humb jetën në krye të detyrës Enkelejda Skënderasi, gazetarja e News24, GSH e BalkanWeb

Postuar në 13 Korrik, 2014 10:17

Gazetarja e televizionit “News 24”, "Gazetës Shqiptare" dhe e portalit informativ "Balkanweb", Enkelejda Skënderasi ka humbur jetën në një aksident rrugor, teksa ndodhej në krye të detyrës gjatë aktivitetit të “100-vjetorit të Panarit” në Korçë. Gazetarja, e cila mbulonte rrethin e Korçës, u aksidentua për vdekje teksa kthehej nga ky aktivitet sëbashku me kolegë të tjerë, të cilët kishin shkuar për të raportuar aktivitetin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme