Ndoka: Po, i telefonova Laurës, por nuk e kërcënova. Palokën e kam mik shtëpie

“Çështja Ndoka” ka vijuar sot, pas deklaratës së selisë blu se deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, e ka kërcënuar zëdhënësen Laura Vorpsi në telefon. Sot, vetë Ndoka pohoi se i ka telefonuar zëdhënëses Vorpsi dhe e ka pyetur për deklaratat e saj. Ajo i ka thënë se është thjesht zëdhënëse. “E kam pyetur nëse ajo është e vetëdijshme që ato që thotë për mua kanë përmbajtje inkriminuese për të dhe nëse e ka të qartë që do përballet me gjykatën. Me ka thënë që është thjesht një zëdhënëse dhe nuk mban përgjegjësi për ato që i thonë….
Unë nuk jam politikan dhe nuk e kam eksperiencën e kësaj loje të ndyre që qenka vërtetë e rëndë kur të përfshin edhe familjen. Telefonata ime ka qenë ajo e një njeriu që e ka të pamundur ta durojë në heshtje padrejtësinë publike”, tha Ndoka. Në deklaratën e tij, deputeti bën dhe një “rezyme” të marrëdhënieve të tij me politikës, duke thënë se fisi i tij ka mbështetur e votuar për vite të tëra PD dhe deputetin Edi Paloka e ka mik shtëpie, por “unë dhe gjithë rrethi ynë shoqëror e kemi braktisur PD kur PD braktisi vetveten dhe u bë vegël e familjes së Sali Berishës”.
a.k
Comments
Kriminele me kollare qe
<p>Kriminele me kollare qe shkojne nga shkon pushteti dhe ju sherbejne githe partive ne funksion te pislleqeve individuale. persona te tille jane hallka me e keqe e sistemit politik dhe mbajne te patrazuar fillin e krimit. keta duhet te terhiqen, ose duhet detyruar te terhiqen, qe te mos mbajne peng gjithe qeverine. Mbase te tille ka shume dhe i bjen qe partite te kene fare pak debutete, por te pakten te shmangen keta qe ju vjen haptas era krim.</p>
Add new comment