Gjermania ngre Kupën e Botës në futboll, edhe Shkodran Mustafi pjesë e historisë

Gjermania është kampione e botës në futboll si “Gjermani klasike” përballë Argjentinës: Lojë e fortë, rezistencë deri në fund dhe pak mungesë fati nga ana e latinëve. Por në minutën e 113 të kohës shtesë, pas kohës së rregullt pa gola, mendon Mario Gëce që nxjerr një perlë nga arsenali I teknikës së tij dhe Argjentina kapitullon. Duke lënë mënjanë prononcimet dhe tifozeritë politike në Tiranë, ajo çka duhet theksuar nga ky kompeticion është pjesëmarrja e gjerë e lojtarëve me origjinë shqiptare, ku spikat dhe një kampion bote tashmë, Shkodran Mustafi nga Maqedonia. Edhe pse i lënduar, Mustafi ishte pjesë e kombëtares gjermane dhe luajti në ndeshjet e para. Mustafi dhe bashkëlojtarët e tij, përfshirë edhe ata rezervë do të marrin medalje të arta dhe nga një shpërblim rekord prej 300 mijë euro.
a.k
Add new comment