Nuk ka pakt mes bllokut opozitar dhe Vetëvendosjes. Kurti kërkon ndaljen e dialogut me Serbinë

Takimi i nisur në mëngjes mes bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma dhe lëvizjes Vetëvendosja, nuk ka prodhuar fryte. Burime brenda takimit kanë treguar se është gati e pamundshme marrëveshja me Vetëvendosjen, njofton Express. “Marrëveshja me Vetëvendosjen po shkon drejt dështimit. Gjasat janë të vogla të nënshkruhet ndonjë marrëveshje me Vetëvendosjen e Albin Kurtit”, ka thënë një zyrtar i përfshirë në takimin e sotëm që po mbahet në selinë e AAK’së. Albin Kurti ka vendosur disa kushte, në mesin e të cilave edhe mospërfshirjen e Listës “Srpska” në Qeveri, ndaljen e dialogut me Serbinë si dhe ndaljen e privatizimit. Duket se këto kushte janë të papranueshme për LDK-në, AAK-në dhe Nismën.
a.k
Add new comment