Arkiv-Lajme

Mblidhet KLD për emërimet në gjykata e rretheve, bojkoton Ministri i Drejtësisë Nasip Naço

Postuar në 11 Korrik, 2014 10:10

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar sot një mbledhje e cila është e dyta gjatë kësaj jave. Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka bojkotuar mbledhjen. Ky reagimi i ministrit Naço vjen pas tensioneve dhe përplasjeve në mbledhjen e shkuar. Naço i ka cilësuar vendimet e fundit të KLD si skandaloze pjesë e të cilave ai nuk mund të jetë.

Basha: Është koha t'i themi ndal Rilindjes të së keqes, kërcënimit të së ardhmes

Postuar në 11 Korrik, 2014 09:56

“Rilindja e së keqes është kërcënimi i së tashme dhe së ardhmes të cilin ne duhet ta ndalojmë.”, kështu është shprehur Lulzim Basha nga Durrësi. Ai ka apeluar që të gjithë shqiptarët duhet  të ngrihen në tubime popullore.

Tiranë, thirret në takim ambasadori maqedonas: Maturi dhe zgjidhje për situatën e shqiptarëve

Postuar në 11 Korrik, 2014 09:01

Zhvillimet e fundit në Maqedoni kanë bërë që Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë të kërkojë sot një takim me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Tiranë. Këtë njoftim e bën të ditur zyra e shtypit e këtij institucioni. Qëllimi i takimit sipas MPJ është për t’i shprehur  keqardhjen dhe pakënaqësinë për moskuptimin e mesazheve të përcjella nëpërmjet deklaratave të zyrtarëve shqiptarë, referuar zhvillimeve të fundit në shtetin fqinj.

Prania e shërbimi inteligjent izraelit, Mossad në Shqipëri

Postuar në 11 Korrik, 2014 08:52

Në një kohë kur bota zien nga lajmet për përgjime të paligjshme mes vendesh, siç rasti tipik i Gjermanisë, ku shërbime inteligjente amerikane dhe britanike kanë përgjuar zyrtar gjermanë madje dhe telefonin e Merkel, lind pyetja po në Shqipëri? 

Shërbimet sekrete, si ai gjerman BND, ai izraelit Mossad, CIA amerikane dhe NSA apo M16 e Britanisë janë prezentë në rajon. Nuk bëhet fjalë për “spiunë klasikë”, por për prani të tyre në çdo rast të nevojshëm. 

Vëllezërit u ekzekutuan nga shoku i tyre për 200 mijë euro, policia arreston njeriun e gabuar

Postuar në 11 Korrik, 2014 08:48

Dy vëllezër u ekzekutuan në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, por vrasësi endet i lirë. Ngjarja ka ndodhur në 1 dhjetor 2012 më kryeqytet ky vëllezërit Nikola dhe Inglent Haxhialiun, 41 dhe 44 vjeç u vranë në makinë nga shoku i tyre.

Bankat e Kosovës nuk njohin lekun shqiptar në këmbimin valutor

Postuar në 11 Korrik, 2014 08:20

Bankat në Kosovë nuk e njohin lekun shqiptar. Bankat që operojnë në Kosovë, këmbejnë euro, dollarë amerikan, franga zvicerane dhe paund britanik, por nuk e praktikojnë këmbimin e valutës së lekut shqiptar. Banka Qendrore e Kosovës edhe pse e përditëson kursin e këmbimit çdo ditë, hesht dhe nuk ndërmerr asnjë veprim për të detyruar bankat e nivelit të dytë që të pranojnë lekun.

Shkup, rritet numri i qytetarëve që dalin në protestë. Thirrjet e tyre “Ali tradhtari”, “Shtet mafioz”

Postuar në 11 Korrik, 2014 07:50

Shqiptarët e Maqedonisë nuk do të rreshtin së protestuari. Sërish ata sot janë mbledhur në Çairçankë të Shkupit dhe numri i atyre që i bashkohen protestës po shtohet çdo ditë. Pranë protestuesve tashmë ndodhen edhe shumë personalitet të Maqedonisë, si analistë, sportistë, politikanë etj..

Turma prej mijëra protestuesve në Shkup kundër rastit "Monstra" arrin në "Bit Pazar" ku presin t'i bashkëngjiten edhe mijëra qytetarë tjerë. Thirrjet e tyre janë "Ali Tradhtari", "Kush nuk del është tradhtar", "Shtet mafioz" etj. Tani për tani turma nuk ka pasur përplasje me policinë.

Ministri Çuçi: Ndarja territoriale e propozuar nga mazhoranca, identike me atë të Irlandës

Postuar në 11 Korrik, 2014 07:34

Sistemi i ndarjes territoriale është identik me atë që ka Irlanda. Këtë e ka thënë ministri Bledi Çuçi. Ai ka thënë se propozimi i mazhorancës është që ti përafrohet ndarjes territorial të Irlandës pasi ky shtet ka ndarje të bashkive të afërt me Shqipërinë.

“Në Irlandë kam vizituar disa qyteteve dhe nga takimet që kemi pasur me ministrin e Pushtetit vendor në Irlandë dhe kryeministrin e Irlandës dhe nga ajo që na prezantuan pamë se sa radikale ka qenë reforma sa i përket numrave të komunave”, tha Çuçi.

Ministri çek: Zgjidhje ideale do të ishte hyrja e Serbisë dhe Kosovës në BE

Postuar në 11 Korrik, 2014 05:42

Çekia kundërshton pakësimin e numri të policëve evropianë të EULEX-it në Kosovë e sidomos atë të policëve çekë në këtë mision në rajonin e Mitrovicës.

Ministri çek i Punëve të Brendshme Milan Hovanec ka thënë mbrëmë në Prishtinë se tërheqja e misionit nuk është e mundur vetëm brenda dy vjetësh.

"Numri i policëve (të EULEX-it) nuk do të duhej të pakësohej, ata janë faktori kryesor që përpiqet të ruajë gjendjen e mirë. Policia do të jetë aty deri sa të ketë nevojë”, ka thënë ai për agjencinë çeke CTK.

Nishani ndryshon simbolet e Presidencës: Përkrenarja e Skënderbeut me vështrim drejt (as majtas as djathtas)

Postuar në 11 Korrik, 2014 05:17

Presidenti i Republikës, Bujar  Nishani ka miratua ri dizajnimin e simboleve të presidencës. Në këtë ndryshime përfshirë flamuri i institucionit, logoja e presidencës dhe dekorata “Nënë Tereza”.

Në ndryshimin e bërë tek flamuri i institucionit tuhet se, përkrenarja e Skënderbeut është vendosur me vështrim drejt (as majtas as djathtas). Theksi vihet për të bërë dallimin nga logoja e Kryeministrisë, ku përkrenarja e Skënderbeut është vendosur me vështrim majtas.

Njoftimi i presidencës:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme