Arkiv-Lajme

Krimi ekonomik arreston kreun e Komunës Rrashbull, Hysen Gashi, abuzime me tenderë e leje ndërtimi

Postuar në 12 Korrik, 2014 09:44

Arrestohet kryetari i Komunës Rrashbull të qarkut të Durrësit, Hysen Gashi. Arrestimi është kryer nga Antikrimi Ekonomik në Policinë e Shtetit për abuzimet me lejet e ndërtimit. “A1 Report” raporton se akuza që rëndon ndaj është “Shpërdorimit të detyrës”. Sipas burimeve të këtij televizioni mësohet se bëhet fjalë për abuzime me lejet e ndërtimit dhe ndarjen e trojeve, akuza për të cilat kanë rënë në pranga dhe dy funksionarë të tjerë.

Rama u përgjigjet vendorëve opozitarë për reformën territoriale: I hapur për bisedime, procesi mbyllet në 31 korrik

Postuar në 12 Korrik, 2014 09:28

Mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama rifillon komunikimi nëpërmjet letrave. Këtë herë është çështja e reformës territorial. Të zgjedhurit vendorë të opozitës kanë njohur kryeministrin nëpërmjet një letre ku shprehin qëndrimet e tyre  për reformën.

Këshilltari i Ramës, Shkëlzen Maliqi: Gruevski nëse ka prova për shqiptarët terroristë, t’i bëjë publike

Postuar në 12 Korrik, 2014 06:55

“Partitë politike shqiptare duhet të kenë kujdes. Edhe ato duhet ta monitorojnë protestën. Nuk është koha që në Maqedoni të kemi një luftë të re, nuk është koha për një konflikt ndëretnik të shkallës së lartë.”, kështu e ka komentuar situatën e fundit në Maqedoni këshilltari i kryeministrit Rama për rajonin, Shkëlzen Maliqi. Në një intervistë të dhënë për “Gazetën Shqiptare”, Maliqi ka treguar se çfarë po ndodh me shqiptarët e Maqedonisë në këndvështrimin e tij.

PD publikon dosjen e dënimit të Arben Ndokës: I dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg për prostitucion

Postuar në 12 Korrik, 2014 05:26

  Partia Demokratike publikon dokumentet zyrtare të dënimit nga Gjykata e Romës të deputetit Arben Ndoka nën akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese” dhe “heqje të paligjshme të lirisë së personit”.

Në një deklaratë për mediat, Arben Ristani tha se, “dokumentet zyrtare që vërtetojnë se përfaqësuesit e botës së krimit janë sot deputetët e Edi Ramës, që urdhërohen prej tij për të goditur fizikisht opozitën”.

Sot vjen SuperHëna, sateliti afrohet deri në 222 611 milje me Tokën

Postuar në 12 Korrik, 2014 04:29

Këtë fundjavë amerikanët do të kenë mundësi që me sy të lirë të shikojnë super Hënën.

Në orët e para të së shtunës është koha kur sateliti do të duket më i madh se zakonisht.

Kur Hëna shfaqet e plotë dhe orbita e sjellë afër Tokës, atëherë ky fenomen quhet “Superhëna”.

Gjatë vitit 2014 ky proces pritet të ndodhë katër herë. Më parë kjo ka ndodhur në janar.

Këtë fundjavë shkencëtarët përllogarisin që Hëna do të jetë 222 611 milje lart Tokës.

S.S

Jaho Mulosmani i rikthehet vrasjes së Azem Hajdarit dhe flet për manipulimin e "Opinionit" të Blendi Fevziut

Postuar në 12 Korrik, 2014 03:21

Jaho Mulosmani, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit flet për ekzistimin e një rregjistrimit të ish-deputetit të PD-së. Ish-shefi i antikrimit në Tropojë thotë se në këtë regjistrimi Hajdari ka folur për t’u rikthyer në Tropojë dhe për çështje të brendshme të PD-së.

Në një intervistë për gazetën "Dita", ai flet dhe për manipulimin e një emisionit të “Opinion” që drejtohet nga Blendi Fevziu lidhur me vrasjen e Hajdarit.

 

Intervista

 

Mira Kazhani: Ekziston ajo kasetë edhe sot?

Izraeli nuk do t'i ndalë sulmet mbi Gazën

Postuar në 11 Korrik, 2014 15:25

Izraeli do t’i rezistojë presionit të jashtëm për të ndaluar operacionin në Gaza, thotë kryeministri Benjamin Netanyahu.

Ai tha se Izraeli ka sulmuar më shumë se 1 000 objektiva që prej të martës dhe ka përdorur dyfishin e forcës së operacionit të ngjashëm të vitit 2012.

105 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore thonë palestinezët, ndërsa 740 kanë mbetur të plagosur.

Pavarësisht kësaj, ushtarakët e Gazas kanë vazhduar sulmin me raketa ndaj Izraelit duke shkaktuar dëme dhe të plagosur.

Baloteli u drejton armën "urryesve"

Postuar në 11 Korrik, 2014 15:15

Futbollisti i Milanit dhe Italisë, Mario Baloteli ka shkaktuar debat me një foto të postuar në rrjetet sociale.

Në foton e publikuar në Instagram, Baloteli shfaqet me një armë të drejtuar nga aparati fotografik.

Baloteli ka qenë në qendër të kritikave për formën e dobët në Kampionatin Botëror dhe gjithashtu është akuzuar për komente raciste.

Pas komenteve, Baloteli e ka fshirë foton por kjo ka sjellë dhe zemërimin e zv.presidentit të Milanit.

Përjashtohen nga Kuvendi; Pjerin Ndreun 3 ditë, Arben Ndoka 7 ditë dhe paralajmërohet Strazimiri

Postuar në 11 Korrik, 2014 14:21

Byroja e Kuvendit të Shqipërisë në mbledhjen e sotme ka vendosur pezullimin e dy deputetëve socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka nga veprimtaritë parlamentare dhe paralajmërim për deputetin demokrat Gent Strazimiri.

Spartak Braho: KLD rrezik kombëtar, është kthyer në sekt pa integritet

Postuar në 11 Korrik, 2014 14:13

Kryetarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë duhet të zëvendësohen. Ky propozim vjen nga Spartak Braho Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Sipas Brahos mbledhja e fundit  e KLD-së dëshmoi edhe njëherë se ky institucion është kthyer në një sekt pa integritet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme