Spartak Braho: KLD rrezik kombëtar, është kthyer në sekt pa integritet

Kryetarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë duhet të zëvendësohen. Ky propozim vjen nga Spartak Braho Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Sipas Brahos mbledhja e fundit e KLD-së dëshmoi edhe njëherë se ky institucion është kthyer në një sekt pa integritet.
“Në këtë kuptim, unë do të thosha që ata përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare të vendit. Ky është vlerësimi im, por jo vetëm i imi. Shikoni votimin e mbledhjes së kaluar. 12 me 1 për të hequr qelbin e atyre personave që punojnë në këto struktura, të ashtuquajtur gjyqtarë për t’i shkarkuar ata. Dhe ky Këshill voton 12 me 1 për të mos i hequr, për të mos i larguar”, ka thënë Braho.
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho ka folur edhe për mënyrën sesi funksionon KLD-ja dhe të Këshillit Kombëtar të Konferencës Gjyqësore. “Këshilli Kombëtar i Konferencës Gjyqësore, miratoi dje një rezolutë. Në krye të kësaj rezolute si nënkryetar i Këshillit ishte Gjin Gjoni, një njeri tërësisht i penalizuar. Gjin Gjoni merr pjesë në këtë Këshill, madje është edhe nënkryetar i kësaj konference dhe jep leksione moralizuese”, ka komentuar Braho.
Se çdo të bëhet me anëtarët e KLD-së të cilët janë zgjedhur si përfaqësues të Kuvendit, Braho thotë se padyshim që do të largohen sa më parë. “Është në nderin e tyre që të japin dorëheqjen, në të kundërt Kuvendi i Shqipërisë do të veprojë në një të ardhme shumë të shpejtë”, tha Braho. S.S
Comments
Demek, sektet me identitet
<p>Demek, sektet me identitet jane te parrezikshem thua ti o mendje ndritur?</p>
Add new comment