Arkiv-Lajme
KLD i bën "puç" Naços, fut në rend dite emërimet e gjyqtarëve
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shfrytëzuar mungesën e ministrit të Drejtësisë Nasip Naco në mbledhjen që pritet të mbahet sot në orën 15:00 për të futur në rendin e ditës edhe emërimet e gjyqtarëve. Ministri i Drejtësisë Nasip Naço në një deklaratë për mediat, ka sqaruar se i kishte kërkuar KLD-së që ta shtynte këtë mbledhje për shkak të agjendës së tij, por kërkesa nuk është pranuar nga ky institucion.
Fino: Deri më 22 korrik presim propozime për reformën territoriale, me 31 e miratojmë përfundimisht
Kreu i komisionit Parlamentar për reformën territoriale, Bashkimi Fino bëri të ditur se krahas reformës territoriale ka nisur puna dhe për ligjin e decentralizimit. Nga ana tjetër ia tha se për reformën territoriale do të presë mendimet e drejtuesve vendorë rreth kësaj reforme deri më 22 korrik, ndërsa më 31 korrik pritet miratimi përfundimtar i saj në parlament.
Rrëzohet helikopteri i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, katër të vdekur
Katër persona kanë gjetur vdekjen nga rrëzimi i një helikopteri në Strumicë. Aksidenti ka ndodhur diku rreth orës 22:00. Bëhet fjalë për helikopter të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Katër personat që humbën jetën ishin pjesë e ekuipazhit të helikopterit që po transportonte pjesëtarë të policisë kufitare.
Dëshmitarët thonë se helikopteri është përplasur me një antenë të Radios Maqedonase, që ishte me një gjatësi prej 140 metra. Pas përplasjes, helikopteri ka përfunduar i copëtuar në disa pjesë në zonën përreth.
S.S
Ndihmës sekretarja e Shtetit në SHBA vjen nesër në Tiranë
Viktoria Nuland, ndihmës sekretarja e Shtetit në SHBA për çështjet e Europës dhe Euroazisë, do të vizitojë nesër Shqipërinë. Nuland do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të qeverisë dhe partive kryesore politike në Shqipëri.
Vizita e saj përfshin çështje të ndryshme dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë dhe integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.
Vizita e saj në vendin tonë do të bëhet në kuadër të një turi disa ditor në Ballkan e më gjerë.
Jo vetëm politikë mes të mëdhenjve...
John Kerry ndodhet aktualisht në Kinë, në krye të delegacionit amerikan që merr pjesë në Dialogun vjetor mes të dyja vendeve. Kësaj radhe ai ka tërhequr vëmendjen për një gjë tjetër që nuk ka të bëjë edhe aq me politikën. Zv. Kryeministri kinez Liu Yandong i ka kërkuar sekretarit amerikan të Shtetit të luajë në kitarë dhe ai ia ka plotësuar dëshirën duke luajtur një pjesë rock’n roll në Dhomën e Madhe të Popullit. Me këtë rast ka hedhur edhe një foto në “Tweeter” që nuk mund t’u shpëtonte mediave.
Nisin të sqarohen gjërat në Kosovë. “VV” pranon pjesëmarrjen në qeverinë e koalicionit opozitar, por kërkon një marrëveshje paraprake
Duket se opozita në Kosovë po i afrohet një marrëveshjeje që mund të zgjidhë edhe çështjen e krijimit të qeverisë së re. Kjo për shkak të një ndryshimi në qëndrimin e “Vetëvendosjes” që është konsideruar çelësi i arritjes së shumicës nga ana e bllokut opozitar. Kreu i kësaj partie, Albin Kurti ka deklaruar pas takimit të sotshëm me drejtuesit e “Nisma”, AAK-së, LDK-së se është ngritur një grup pune i cili do të shtjellojë elementët e marrëveshjes paraprake që do të duhet të arrihet deri të dielën, që mandej VV-ja të japë votën në Parlament.
Shkupi, notë proteste ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. “Ndërhyrje në punët e brendshme. Deklaratat cenojnë fqinjësinë e mirë”
Shkupi zyrtar ka reaguar sot zyrtarisht, përmes një note proteste drejtuar ambasadave përkatëse, të Shqipërisë dhe Kosovës, duke vlerësuar si jokonstruktive dhe destabilizuese deklaratat e zyrtarëve politikë në këto dy shtete.
PD-ja vendos bojkotimin e Parlamentit. Kreu i saj e quan legjislativin strehë të krimit
Partia Demokratike ka vendosur që të bojkotojë punimet e Parlamentit, nisur nga situata e sotme dhe përplasja fizike mes deputetit të saj Strazimiri dhe dy deputetëve të PS-së. Në fakt kjo lëvizje është parlajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha pas seancës, por ka qenë kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha, ai që ka përcjellë qëndrimin zyrtar.
Konsumi i duhanit në mjedise të mbyllura, tani gjobiten me 5 mijë lekë edhe klientët
Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar sot me 74 vota disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i njohur më thjeshtë si ligji i duhanit. Në fakt ndryshimet konsistojnë vetëm në një pikë: rritjen e masës së sanksionit për pronarët e lokaleve dhe administratorët e tyre që nuk respektojnë ligjin në fuqi. Po kështu me gjobë do të ndëshkohen edhe përdoruesit, të cilët e konsumojnë duhanin në mjedise të mbyllura. Gjoba do të jetë 5 mijë lekë, ose më e kuptueshme: 50 mijë lekë të vjetra.
Komentet gjermane për spiunimet e CIA-s. Merkel: “Të spiunosh aleatët, shpenzim energjie”. Ministri Schäuble: “Kaq shumë budallallëk të bën të qash”
Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Gjermanisë janë acaruar sërish për shkak të një skandali spiunazhi. Kësaj radhe CIA ka dalë zbuluar teksa një agjent i saj, që punonte në Ministrinë e Mbrojtjes, është identifikuar nga shërbimi gjerman i kundërspiunazhit ushtarak (MAD). Për këtë arsye Berlini i ka kërkuar kreut të CIA-s në Gjermani të largohet nga vendi. Zhvillimet në këtë drejtim kanë çuar në arrestimin, të premten e shkuar, të një personi që punonte në shërbimin e jashtëm (BND) e që siç bën me dije “Spiegel” “ u shiste sekrete agjentëve amerikanë”.
