Shkupi, notë proteste ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. “Ndërhyrje në punët e brendshme. Deklaratat cenojnë fqinjësinë e mirë”

Postuar në 10 Korrik, 2014 12:45

Shkupi zyrtar ka reaguar sot zyrtarisht, përmes një note proteste drejtuar ambasadave përkatëse, të Shqipërisë dhe Kosovës, duke vlerësuar si jokonstruktive dhe destabilizuese deklaratat e zyrtarëve politikë në këto dy shtete. “Ambasadorëve të këtyre dy vendeve iu tërhoq vërejtja se qëndrime dhe interpretime me të cilat vendoset në pikëpyetje funksionimi i shtetit juridik dhe veprimi i gjyqësorit si pushtet i pavarur në Republikën e Maqedonisë– si dhe vlerësime politike nga ana e përfaqësuesve të lartë politikë – nuk kontribuojnë në kultivimin e marrëdhënieve konstruktive, pozitive, miqësore dhe ndërfqinjësore. Deklaratat e tilla mund të interpretohen si përzierje në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe nuk janë në drejtim forcimit të besimit të ndërsjellë dhe fqinjësisë së mirë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme maqedonase. Po kështu ndaj autoriteteve kosovare kërkohet zbardhja e ngjarjes së djegies së flamurit maqedonas dhe vendosja e autorëve para drejtësisë. Deri më tani Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka ndonjë reagim për këtë çështje, ndoshta edhe pse ishte kryeministri ai që doli me një qëndrim të vetin për këtë çështje.

http://www.mfa.gov.mk/?q=node/3512

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.