Nisin të sqarohen gjërat në Kosovë. “VV” pranon pjesëmarrjen në qeverinë e koalicionit opozitar, por kërkon një marrëveshje paraprake

Postuar në 10 Korrik, 2014 15:08

Duket se opozita në Kosovë po i afrohet një marrëveshjeje që mund të zgjidhë edhe çështjen e krijimit të qeverisë së re. Kjo për shkak të një ndryshimi në qëndrimin e “Vetëvendosjes” që është konsideruar çelësi i arritjes së shumicës nga ana e bllokut opozitar. Kreu i kësaj partie, Albin Kurti ka deklaruar pas takimit të sotshëm me drejtuesit e “Nisma”, AAK-së, LDK-së se është ngritur një grup pune i cili do të shtjellojë elementët e marrëveshjes paraprake që do të duhet të arrihet deri të dielën, që mandej VV-ja të japë votën në Parlament. “Ne jemi të gatshëm dhe të interesuar që t’i marrim përgjegjësitë tona në ekzekutivin e ardhshëm, por kjo do të mund të bëhet vetëm pas marrëveshjeve paraprake, që duhet të jenë edhe sa i përket kursit të shtetit pra në fushën e dialogut e të privatizimeve, edhe në programin e ardhshëm qeveritar dhe ndarjes së resoreve qeveritare më pastaj,” ka thënë Kurti. Nga ana e vet Haradinaj është treguar i matur për të folur që tani për një marrëveshje, por gjithësesi ai ka theksuar se ka një “qartësim” të situatës.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/vetevendosje-gati-per-te-qene-pjese-e...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.