Fino: Deri më 22 korrik presim propozime për reformën territoriale, me 31 e miratojmë përfundimisht

Postuar në 11 Korrik, 2014 03:35

Kreu i komisionit Parlamentar për reformën territoriale, Bashkimi Fino bëri të ditur se krahas reformës territoriale ka nisur puna dhe për ligjin e decentralizimit. Nga ana tjetër ia tha se për reformën territoriale do të presë mendimet e drejtuesve vendorë rreth kësaj reforme deri më 22 korrik, ndërsa më 31 korrik pritet miratimi përfundimtar i saj në parlament.

“Sot qeveria shqiptare ka filluar nga puna për hartimin një ligji të ri. Është imediate, jo se e kërkon PD, por se në momentin që ne do të miratojmë hartën e re territoriale, absolutisht ne duhet të ndryshojmë ligjin Nr. 8652 sepse minimalisht do të ndryshohen disa nene që kanë të bëjnë me numrin e këshilltarëve të bashkive, me kompetencat që do të kenë këto këshilla të reja etj”, tha kreu i komisionit.

“Brenda vjeshtës së këtij sezoni të ri Kuvendi do të diskutojë çështjet e decentralizimit me të gjitha shoqatat dhe pastaj të jemi të gatshëm që dy ligjet e reja, si ndarja dhe decentralizimi të hyjnë në fuqi me zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor që janë në 2015”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.