Komentet gjermane për spiunimet e CIA-s. Merkel: “Të spiunosh aleatët, shpenzim energjie”. Ministri Schäuble: “Kaq shumë budallallëk të bën të qash”

Postuar në 10 Korrik, 2014 11:18

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Gjermanisë janë acaruar sërish për shkak të një skandali spiunazhi. Kësaj radhe CIA ka dalë zbuluar teksa një agjent i saj, që punonte në Ministrinë e Mbrojtjes,  është identifikuar nga shërbimi gjerman i kundërspiunazhit ushtarak (MAD). Për këtë arsye Berlini i ka kërkuar kreut të CIA-s në Gjermani të largohet nga vendi. Zhvillimet në këtë drejtim kanë çuar në arrestimin, të premten e shkuar, të një personi që punonte në shërbimin e jashtëm (BND) e që siç bën me dije “Spiegel” “ u shiste sekrete agjentëve amerikanë”.  Dhe kundrejt kësaj patologjie të papërmbajtur të amerikanëve për të marrë informacione dhe për të spiunuar, nuk kanë munguar reagimet. Kështu kancelarja Angela Merkel është shprehur me një dozë ironie se “për pikëpamjen time, të spiunosh aleatët është shpenzim i kotë energjish”. Sipas saj janë çështje si Siria dhe ISIS në Irak ato që kërkojnë vëmendje, një aludim ky shumë therës, sidomos po të shikohet sesi p.sh ISIS përparoi kaq shpejtë, penetroi në Irak, mori Mosulin. Dhë këto lëvizje u pasuan nga reagimi turk për marrëveshje me kurdët, apo edhe me konfliktin e saponisur në Gaza. Nga ana tjetër ministri i Financave Wolfgang Schäuble e ka cilësuar si budallallëk të një kalibri të madh këtë të SHBA-ve. “Kaq shumë budallallëk të bën të qash”, tha ai. Nuk dihet se cili do të jetë reagimi i SHBA-ve, por me siguri ajo e “Fuck the EU” që bëri Victoria Nuland para ca kohësh, vështirë se mund të pëshpëritet edhe për Gjermaninë. Duke parë efektin që këto skandale kanë raportet politike me SHBA-në, të vjen ndërmend rasti i Günter Guillaume, dekonspirimi i të cilit thuhet se u bë për të sabotuar Ostpolitikën e Willy Brand-it.

http://www.spiegel.de/international/germany/germany-asks-top-cia-officia...

s.z

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

"bundesnachrichtendienst" ose i thënë në shqip shërbimi federal i informacioneve!!

përse ka këtë emër ky shërbim??përse nuk quhet agjentura,shërbim i fsheht e emra të tjerë që përmënden përditë nga njerëzit e thjeshtë??

sepse mbledhja e informacionit është një nga vetitë e species së quajtur homosapiens!!

ndryshe nga kafshët të cilat janë të drejtuara nga instinkti dhe disa „radarë“natyralë në trurin e tyre,homosapiens,njeriu për të vepruar më parë mbledh informacion dhe në bazë të sajë vepron!!mbledhja e informacionit,interpretimi i tij dhe veprim, në bazë të informacionit të marrë dhe të interpretuar nga ne,na çon në sukses o në dështim!!

njeriu ka mbledhur gjatë gjithë kohës informacion!mbledhja më e thejshtë e informacionit është ai i mbledhur nëpërmjet shqisave!sa më të mprehta të jenë këto,aq më i sukseshëm është veprimi ynë!imagjinoni dy persona një me shikim të qartë dhe të largët dhe një me shikim të shkurtër dhe të paqartë!?

i pari do të kishte mundësi të shikonte dhe të zgjidhte rrugën më të drejtë në një distancë prej disa kilometrash!i dyti do të duhej të zgjidhte rrugën e drejtë vetëm në një distancë prej disa metrash!!do të harxhonte shumë më shumë mund dhe kohë për të lëvizur nga një vënd në tjetrin!!

kështu është dhe për një shtet!!atij i duhen informata,informacione për të llogaritur veprimet e tij në një kohë sa më të largët në të ardhmen!!një shtet pa informacione të mjaftueshme do të duhej të ndërronte drejtim,në rrugën e tij;në rastin më të mirë;në momentin që ndodh ngjarja!

shteti që ka informacione të shumta mund ta parashikojë që më përpara ngjarjen!!

mënyra se si merret informacioni është gjithnjë e diskutueshme!!kjo ndryshon,nga vullnetare deri në të detyruar!

nqs merkel a shojble janë aq naivë sa të mendojnë se kanë miq të përhershëm dhe jo interesa të përhershme,atëherë janë në vëndin e gabuar!!nqs për merkel dhe shojble është humbje kohe o për të qarë,atëherë nuk duhet të kenë sekrete për amerikanët!!le të japin kodet e tyre të të dhënave dhe amerikanët nuk do të kenë nevojë për të paguar spiunë!!POR ata dhe kushdo tjetër ka SEKRETET e tij!!nuk ka njeri pa sekrete,nuk ka shtet pa sekrete!!këtë kërkojnë amerikanët,këtë duhet të kërkojnë gjermanët!!

sa për arrestimin e spiunit gjerman kanë bërë një veprim të drejtë!!ky fakt duhet të paktën tu japë mësim shumë gomerëve që flasin për shërbimin e fshehtë shqiptar,ish sigurimin e shtetit!i cili është shkatërruar pasi u nxi në maksimum puna e tij!u shkatërrua vetëm njëra anë ajo e mira,zbulim e kundërzbulimi i jashtëm dhe u mbajt dhuna e brëndëshme!sot nuk kemi asnjëlloj arrestimi të ndonjë agjenti të huaj,pavarsisht se patëm periudhën e luftës për çlirimin e kosovës dhe agresionin e nëndheshëm grek për aneksimin e jugut shqiptar!!gjermani megjithëse e ka amerikën mik,arreston agjentin e saj dhe përzë rekrutuesin e tij!!

shqipëria??as arreston dhe as përzë kërkënd,pavarsisht se është i rrethuar me shtete shoviniste dhe se agjentura,spiunllëku është zanati i dytë pas trafiqeve joligjore!!

për të vënë duart në kokë dhe për tja dhënë vrapit me sy mbyllur!!përfundimi nuk i dihet,por dhe ky shtet bythe që kemi pas `90ës,nuk është ndryshe!!

Submitted by anticensurë (not verified) on

“bundesnachrichtendienst” ose i thënë në shqip shërbimi federal i informacioneve!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.