Arkiv-Lajme

50 mijë dollarë, makinë, 20 mijë dollarë-vlerat e dhuratave për gjyqtarët sipas ministrit të Drejtësisë

Postuar në 09 Korrik, 2014 03:07

Gazetat kryesore shkruajnë sot të gjitha për mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku propozimet e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, u hodhën poshtë të gjitha. Po kështu dje bëri bujë dalja e Naços në media dhe denoncimi prej tij i veprimeve të KLD-së që është kthyer në kupolë mbrojtëse për gjyqësorin. Gjithësesi përcjellja e këtij informacioni që jepet sot në gazetat ka sidomos vlerë dhe interes publik të paktën në një pikë të deklaratave të Naços.

1 milionë dollarë shpërblim për policët e operacionit antidrogë në Lazarat

Postuar në 09 Korrik, 2014 02:56

Qeveria ka vendosur të shpërblejë policët që morën pjesë në operacionin antidrogë në Lazarat, Sipas gazetës “Shqip” masa e shpërblimit është dy paga për secilin nga punonjësit dhe arrin në shifrën e 1 milionë dollarëve. Vendimi për këtë çështje merret në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe bëhet fjalë, siç shkruan “Shqip” për 742 policë që e përfitojnë këtë masë.

s.z 

Hata në Belo Horizonte: Pjesa e parë, Gjermania masakron Brazilin me 5 gola në 30 minuta

Postuar në 08 Korrik, 2014 15:57

Tifozë të mbytur në lot brenda gjysmë ore. Nuk ka ndodhur në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në futboll. Gjermania shënon pesë gola ndaj një Brazili inekzistent që në pjesën e parë të ndeshjes, dhe as mungesat e Tiago Silvës dhe Nejmarit nuk mund të shërbejnë si justifikim. Myler, Klose, dy gola Toni Kros dhe pastaj Kedira, ndërsa lojtarët brazilianë enden si fantazma në fushë. Çfarë ka ndodhur? Analizat e mëpasme mbase shpjegojnë diçka, por tani me pjesën e dytë që pritet të fillojë gjithçka ka mbaruar.

a.k

Tifozeria e Shkodrës çudit gjermanët. Gazetari merr këtë përgjigje: “Gjermanët i duam se atje jetohet mirë”

Postuar në 08 Korrik, 2014 14:56

Festimet e mëdha shkodrane pas ndeshjes me Francën, u kanë bërë kaq përshtypje gjermanëve, sa portali Zeit Jung ka dërguar një gazetar në qytet verior për të zbuluar se përse aty festojnë njësoj si në Gjermani. Gazetari sheh në hyrje të Shkodrës sheh një flamur gjigand të Gjermanisë, dhe konstaton se shkodranët janë të fiksuar pas biçikletës, “njësoj si gjermanët”. Në qytet ka edhe flamuj të tjerë si ai amerikan apo i BE, por më i përhapuri është ai gjerman. Dhe çfarë shpjegimi merr gjermani për këtë dashuri shkodrane? Ja sqaron kamarieri Gazmend:

Nigeri, 60 prej vajzave të rrëmbyera nga Boko Haram arrijnë të arratisen

Postuar në 08 Korrik, 2014 12:44

Më shumë se 60 vajza të rrëmbyera nga grupi militant islamik Boko Haram në Nigeri kanë arritur të arratisen.

Gjendja në Maqedoni, protestë të rinjsh para Piramidës. Boksieri Seferi: Jemi 10 milionë, Gruevski të bëjë kujdes

Postuar në 08 Korrik, 2014 12:30

Të lajmëruar përmes rrjeteve sociale, dhjetra të rinj janë mbledhur para Piramidës për të protestuar në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë pas dhunës që policia maqedonase ushtroi ndaj shqiptarëve protestues në Shkup. Një nga parrullat e hapura në protestë ishte dhe ajo “Shkupi, zemra e Shqipërisë”. Protestë e ngjashme po mbahet edhe në Prishtinë dhe në qytete të tjera shqiptare. I pranishëm në protestën e Tiranës, ishte edhe kampioni i boksit, Nuri Seferi, i cili bëri thirrje që dhuna ndaj shqiptarëve të marrë fund. “Dhuna ndaj shqiptarëve duhet të marrë fund.

Thaçi akuzon kundërshtarët si “inatçorë”, Kurti e fton për debat publik. Ende asnjë formulë për qeverisjen e re

Postuar në 08 Korrik, 2014 11:19

Sot kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi bëri një deklaratë për shtyp ku u “përvishej” kundërshtarëve të tij politikë që nënshkruan një pakt për të mos bërë asnjë aleancë qeverisëse me PDK-në, çka e ka vënë në vështirësi serioze shansin e Thaçit për një kabinet të ri qeverisës. Ai akuzoi liderët opozitarë për politikë inatçore dhe interesa të ngushta, ndërsa “PDK do jetë e vendosur për Misionin e Ri”, slogan i këtyre zgjedhjeve.

Agjenti i dyfishtë i BND-së që spiunonte për amerikanët, kërcënon marrëdhëniet Berlin-Uashington

Postuar në 08 Korrik, 2014 09:29

Marrëdhënie të sikletshme mes SHBA-së dhe Gjermanisë, megjithëse Shtetet e Bashkuara i kanë premtuar Berlinit bashkëpunimin e tyre në hetimin e çështjes së agjentit të dyfishtë në Shërbimin Informativ Gjerman (BND). Zëdhënësi i presidentit Barack Obama, Josh Earnest, tha dje në Uashington, se duan t'u ndihmojnë gjermanëve për të zgjidhur çështjen në mënyrë adekuate. Në lidhje me pretendimin se një agjent i BND ka spiunuar për shërbimet sekrete amerikane, Earnest nuk deshi të shprehej, njofton Dojçe Vele.

Përplasjet në TKOB mes drejtorit Kerni dhe disa punonjësve. Peticion për largim, akuza për pagën e qershorit

Postuar në 08 Korrik, 2014 08:33

Vazhdon përplasja në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, mes një pjesë të punonjësve dhe drejtorit Ilir Kerni. Ditën e djeshme, 91 prej tyre kanë firmosur një njoftim-peticion me dy kërkesa: Marrjen e pagave dhe shkarkimin nga puna të drejtorit. Kronologjia e kërkesave është kuptimplote, të japë rrogat pastaj të ikë. Vetë Kerni ka dalë sot përpara mediave për të sqaruar situatën, duke theksuar se artistët janë njoftuar me shkresë për firmosjen e kontratës dhe tashmë do të veprohet në bazë të ligjit.

Akuza e PD, Ministria e Brendshme: Aksidenti, me makinën private të oficerit të Gardës. Autori është pezulluar

Postuar në 08 Korrik, 2014 07:55

Pak më parë Ministria e Brendshme ka përgënjeshtruar deklaratën e Partisë Demokratike, se eskorta e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta u përfshi në një aksident me vdekje para 2 ditësh. Ministria sqaron në një deklaratë për mediat se oficeri i Gardës ishte me makinën personale dhe nuk ishte në detyrë në momentin e aksidentit, që ndodhi mbrëmjen e 6 korrikut në Maminas. Më poshtë deklarata e Ministrisë së Brendshme:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme