Denoncon PD: Eskorta e kreut të Kuvendit Meta ka aksidentuar për vdekje një të ri. Ngjarja është fshehur

Partia Demokratike denoncoi fshehjen e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur dy ditë më parë, kur sipas zëdhënëses Laura Vorpsi, eskorta e Kryetarit të Kuvendit aksidentoi për vdekje një qytetar. Vorpsi foli për një aksident rreth orës 22.00 në fshatin Bilal të Bashkisë Manëz, dy ditë më parë, kur eskorta e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ka përplasur për vdekje Marsel Lohjan, 19 vjeç, të cilit iu dha dje pasdite lamtumira e fundit. “Ky aksident vdekjeprurës, u kthye menjëherë në një ngjarje të rëndë kriminale, pasi për 48 orë, Ilir Meta arriti ta fshehë ngjarjen, duke u përpjekur të mbyllë punët me policinë, prokurorinë dhe familjen e viktimës. Asnjë media nuk raportoi lajmin”, tha Vorpsi. Ajo i kërkoi Policisë së Shtetit të bëjë menjëherë transparencë dhe të informojë publikun për këtë ngjarje, ndërsa Prokurorit të Përgjithshëm që të hetojë rrethanat e ngjarjes, dhe të bëjë sa më shpejt drejtësi.
a.k
Comments
Edhe sikur te jete e vertete
<p>Edhe sikur te jete e vertete keta nuk i beson njeri. Mundet te jete edhe e vertete..., por keta gjithmone genjejne...</p>
Edhe juve nuk ngelni prapa
<p><em>Edhe juve nuk ngelni prapa per pune rrenash, madje ia kaloni edhe ketyre........</em></p>
Add new comment