Gjendja në Maqedoni, protestë të rinjsh para Piramidës. Boksieri Seferi: Jemi 10 milionë, Gruevski të bëjë kujdes

Të lajmëruar përmes rrjeteve sociale, dhjetra të rinj janë mbledhur para Piramidës për të protestuar në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë pas dhunës që policia maqedonase ushtroi ndaj shqiptarëve protestues në Shkup. Një nga parrullat e hapura në protestë ishte dhe ajo “Shkupi, zemra e Shqipërisë”. Protestë e ngjashme po mbahet edhe në Prishtinë dhe në qytete të tjera shqiptare. I pranishëm në protestën e Tiranës, ishte edhe kampioni i boksit, Nuri Seferi, i cili bëri thirrje që dhuna ndaj shqiptarëve të marrë fund. “Dhuna ndaj shqiptarëve duhet të marrë fund. Ne jemi popull paqedashës dhe nuk nxisim urrejtjen”, tha Seferi i mbështjellë me një flamur kuqezi: “I bëj thirrje Maqedonisë, boll me këto maltratime që i bëni kombit shqiptar se populli shqiptar ka 10 milionë shqiptarë bashkë. Të mbledhin mendjen se nuk do rrime duarkryq, jemi popull paqedashës, por në rast se na imponohet dicka ndryshe jemi të detyruar të veprojmë e reagojmë”.
a.k
Comments
ju lumte ,jeni palca e
<p>ju lumte ,jeni palca e shqiptarise. s'ka gje qe qeveria pa breke dhe shtypi vasal perpiqen te minimizojne dhe ironizojne protesten tuaj. ata qe jane idealiste dhe nje hap perpara turmes,gjithmone jane pak ne fillim.</p>
Add new comment