Arkiv-Lajme
Këngëtari Deni është Conchita shqiptare. Videoja në youtube, mospëlqime me shumicë
Ditët e fundit në Youtube është shfaqur një këngëtar shqiptar me emrin Deni, që ka një ngjashmëri shumë të madhe me Conchitan, fituesin e edicionit të sivjetëm të Eurovizionit. Këngëtari transeksual nga Austria u shndërrua në dukuri mediatike, aq sa u kthye në argëtim më vete “fotoshop-imi” i femrave të famshme të spektaklit dhe kinemasë anembanë botës. Por videoja e Denit ka mbi 1600 mospëlqime dhe vetëm 180 like.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=tFp1RG9tC18
a.k
Presidenti Nishani shpall listën e 22 kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën e Lartë
Presidenti Bujar Nishani ka shpallur pesë kandidatë nga radhët e gjyqësorit dhe 17 nga radhët e juristëve si pjesë e listës së konkurruesve për anëtar të Gjykatës së Lartë (një vend vakant). Gjykata e Lartë përbëhet nga 17 anëtarë, të cilët emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar që e kanë ushtruar këtë profesion jo më pak se 15 vjet. Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi.
Ligji anti-duhan, deputetët skeptikë që në fillim, por sërish e miratojnë në parim
Është rast i rrallë edhe për Shqipërinë, që ligjvënësit të mblidhen për të diskutuar e miratuar një ligj, për të cilin shprehen haptaz dhe pa dorashka, skeptikë që në krye të herës. Është fjala për ligjin anti-duhan që Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim, ndërsa deputetët socialistë Pandeli Majko, Blendi Klosi dhe Ulsi Manja kanë abstenuar. Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka thënë se thelbi i ligjit nuk është vjelja apo jo e gjobave, por “a do të bëjë Shqipëria ambjente të veçanta për duhan pirjen? Kjo pyetje s’ka përgjigje. Ku do orientohet veprimi dhe ku do veprojë?
Rritje ekonomike anemike në tremujorin e parë – vetëm 1.65%
Sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (V.SH.B), ekonomia në tremujorin e parë të vitit 2014 vlerësohet me rritje prej 1,65 % kundrejt tremujorit të parë të vitit 2013, raporton sot INSTAT-i, sipas të cilit, ndikim në këtë rritje kanë dhënë degët e ekonomisë si Industri, Posta dhe Komunikacioni, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Shërbime të tjera.
Është lajm i mirë që Industria ka ndikuar pozitivisht, por brenda saj ka ndikuar kryesisht Industria Nxjerrëse, e cila pati një rritje me 41,62 %, ndërsa Industria Përpunuese pati një rënie me 9,87 %.
Ndërron jetë gjeorgjiani Eduard Shevarnadze, “dinosauri” i diplomacisë sovjetike
Ka ndërruar jetë ish-presidenti gjeorgjian, Eduard Shevarnadze, ish-ministër i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik të Mikhail Gorbaçovit, pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 86-vjeçare. Kështu njofton radio “Eco” në Moskë. I emëruar në krye të diplomacisë sovjetike në vitin 1985, Shevarnadze ishte një nga protagonistët e Perestrojkës dhe dha dorëheqjen në vitin 1990. Nga 1995-a deri më 2003-in ishte President i Gjeorgjisë. Ai vlerësohej si nga të fundmit “dinosaurë” të diplomacisë sovjetike, që me takimin Regan-Shevarnadze i hapi rrugë shkrirjes së akujve mes dy superfuqive.
I penduari i atentateve me eksploziv i vë flakën qelisë së burgut. Gjokona, frikë nga Sinanaj
I penduari i "Bandës së Tritolit", Ndriçim Gjokona, i cili shërbeu si provë e fortë për policinë për zbërthimin e të ashtuquajturës banda e “bombave C4”, ka djegur krevatin dhe rrobat e tij në burg. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar.
Haradinaj kryeministër, Thaçi president, Mustafa në pushtet? Skema e re sipas Zërit
LDK, Nisma dhe AAK duken të vendosura për të qeverisur së bashku vendin, por një vendim i Gjykatës Kushtetuese i hap rrugën Hashim Thaçit që të nisë negociatat për krijimin e qeverisë së re. Megjithatë çdo ditë bëhet e qartë se Thaçi nuk i ka numrat. Spekulimet janë nga më të shumtat. Së fundmi, Zëri raporton se Thaçi është i gatshëm që të heqë dorë nga posti i kryeministrit, duke përllogaritur që pas dy vitesh të marrë postin e presidentit. Njëkohësisht, PDK do mbetet në pushtet.
Nikolla për reformën në arsim: Politika të qëndrojë larg, fjalën e kanë specialistët
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka prezantuar Raportin përfundimtar të Reformës së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor. “Është një reformë ku flasin specialistët e politika qëndron larg. Kam ndjekur me vëmendje këto struktura dhe janë vendosur standarte të reja në kërkimin shkencor. Ky është një debat i shëndetshëm që do të realizojë dhe një ligj të ri të mirë për arsimin dhe kërkimin shkencor” tha ministrja. Sipas saj kjo reformë vë në qendër universitetin, i cili tani nuk përballet me rrethanat e kohës. “Kjo refomë e sheh unversitetin nga sytë e studentit.
Kim Mehmeti: Politika shqiptare, vasale e sunduesit maqedonas. Populli ndihet i papërfaqësuar
Shkrimtari Kim Mehmeti ka analizuar në një intervistë për Gazetën Shqiptare, trazirat që kanë pushtuar Maqedoninë, ku nuk ka ngurruar të kritikojë Tiranën e Prishtinën zyrtare, e sidomos klasën politike shqiptare në Maqedoni.
Një protestues grushton fort policin maqedonas. Mediat ngrenë pyetjen: A është kampioni i boksit Nuri Seferi? (Video)
Në protestën që u zhvillua në Tetovë, kundër dënimit me burg të përjetshëm të shqiptarëve të akuzuar për rastin “Monstra”, një protestues shfaqet i guximshem dhe grushton fort një polic. Mediat shqiptare në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri vërejnë se ai ngjan shumë me kampionin e boksit, Nuri Seferi, i cili kishte paralajmëruar se do të merrte pjesë në këto protesta.
Në momentin kur protestuesit po tentonin të shpërthenin kordonin e policisë, një protestues i guximshëm u përballë me forcat e rendit, duke goditur një polic me grusht në fytyrë, si një profesionist i vërtetë.