Arkiv-Lajme
Protesta e shqiptarëve të Maqedonisë përfshihet nga elementët fetarë
Protesta e shqiptarëve të Maqedonisë u nisi si një reagim kundër padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, keqtrajtimeve familjare, urrejtjes etnike , por ajo ka marrë më tepër ngjyrime fetare.
Reagimi i qeverisë shqiptare është bërë nga një zyrtar për agjencinë e lajmeve “INA” duke komentuar se përshëndesin format e tilla të shprehjes së protestës dhe revoltës përmes protestave demokratike, por jo inflirtimi i elementeve fetare.
Brazili në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë, pa Tiago Silvën dhe Nejmar
Brazil-Gjermani është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës “Brazil 2014”. Pasi gjermanët mundën 1-0 Francën, brazilianët mundën 2-1 Kolumbinë duke rikthyer kështu duelin e finales së Kupës së Botës “Japoni Koreja e Jugut 2002”, ndeshje të cilën Brazili e fitoi 2-0.
Por, Brazili ka marrë një fitore me kosta ndaj kolumbianëve. Ata nuk do të kenë në gjysmëfinale kapitenin e Tiago Silva pasi u ndëshkua me karton të verdhë si dhe Nejmar i cili u dëmtua rëndë.
Lazarati kthehet në destinacion turistik
Pas ndërhyrjes së policisë për asgjësimin e plantacioneve me rrënjë kanabis sative dhe asgjësimin e mbi 50 ton lëndë narkotike të gatshme për tregtim, Lazarati nuk mund të quhet më vendi i parë për prodhimin e hashashit në Evropë.
Përkundrazi, tashmë është kthyer edhe në destinacion turistik. Ndërsa në Lazarat vijon kontrolli i policisë shtëpi më shtëpi, kurioziteti për çlirimin e tij ka afruar dhjetëra turistë nga vende të ndryshme, të cilët kanë vizituar “fshatin rebel të hashashit”.
Kim Mehmeti: Të rinjtë shqiptarë nuk kanë hapësira, ndaj organizohen në oborret e xhamive
Kim Mehmeti është një nga publicistët më me ndikim në Maqedoni nga radhët e shqiptarëve. Duke komentuar protestën e sotme në Shkup, ai shkruan se të rinjtë nuk kanë hapësirë për të protestuar dhe për këtë arsye protestat e tyre nisin nga oborret e xhamive.
Mehmeti thotë se rinia shqiptare në Maqedoni përveçse nuk ka hapësirë nga partitë shqiptare, nuk ka mbështetje as nga Shqipëria dhe Kosova.
Ja shkrimi i plotë i Kim Mehmeti në Facebook:
20 të plagosur nga radhët e protestuesve por edhe policisë nga protesta në Shkup, 6 të arrestuar
Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar lidhur me protestën, duke theksuar se mbi 20 veta janë të plagosur nga radhët e protestuesve por edhe policisë. Sipas zëdhënësit të MPB-së, Ivo Kotevski gjashtë persona janë arrestuar. Njëri nga të plagosurit ka kërkuar ndihmë dhe është shtruar në një nga spitalet e qytetit.
Jo zyrtarisht mësohet se numri i të plagosurve është shumë më i madh sa që është raportuar, dhe se shumë protestues janë evituar dhe kanë përfunduar në klinika private, për shkak të plagëve të pësuara, raporton INA.
KLSH në konflikt me Albpetrol, kallëzohet administratori
Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi sot se ka kallëzuar penalisht në Prokurori administratorin e shoqërisë Albpetrol, me akuzën, kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë ose shërbim publik. KLSH thekson se në kuadër të auditimit (01 .08.2013 – 30.06.2014) të kësaj shoqërie, i është kërkuar administratoret në mënyrë të ripërsëritur që t’i vendosë në dispozicion grupit të autorizuar të auditimit, të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e këtij auditimi.
Arvizu "organizor" i festës për 50-vjetorin e Ramës
Stafi i ngushtë i Edi Ramës ka organizuar një festë të palajmëruar për shefin e qeverisë. Mesa duket në këtë organizim është përfshirë edhe ambasada amerikane pasi ditëlindja e kryeministrit përkon me festën e pavarësisë së SHBA.
Kështu që në të vetmen foto të lëshuar për publikim nga kryeministria, bie në sy jo vetëm prania e ambasadorit Arvizu po edhe torta e sjellë prej tij si shprehje e miqësisë së ngushte mes dy vendeve në këtë ditë të shënuar për kryeministrin shqiptar.
Gjermania vazhdon traditën, kalon për të katërtën herë radhazi në gjysmëfinale
Gjermania ka mundur Francën 1-0 duke u bërë kështu gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Botës “Brazil 2014”.
Me kalimin në gjysmëfinale, Gjermani ka thyer rekord botëror duke kaluar në këtë fazë për të katërtin kampionat radhazi.
Goli i mbrojtësit Hummles ishte vendimtar. Lojtar i Dortmundit fitoi duelin e forcës me Raphael Varane dhe çoi në rrjetë topin e krosuar nga Toni Kroos.
Ekipi i Lëv do të presë fituesin e duelit të sotëm Brazil-Kolumbi për të mësuar kundërshtarin e gjysmëfinales.
S.S
Ambasadori i OSBE, Raunig: Reforma territoriale e nevojshme, politika të gjejë konsensusin
Florian Raunig, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, ka apeluar për realizimin e reformës territoriale, duke i bërë thirrje politikës shqiptare të bashkohet për realizimin e këtij procesi. “Politika duhet të bashkohet në procesin për reformën territorial. Kjo reformë është e nevojshme të bëhet.”, ka thënë Raunig.
Mazhoranca e ka shtyrë deri në 31 korrik miratimin e reformës territoriale, në një përpjekje për të gjetur një konsensus me opozitën, megjithëse kjo e fundit nuk ka propozuar ende asnjë alternativë për hartën e re.
Nishani nuk dekreton ligjin e FA, janë hequr të drejtat Komandantit të Përgjithshëm, shkel Kushtetutën
Ligji “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” nuk dekretohet nga. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ai do të rikthehet për rishqyrtim në Kuvend. Zyra e shtypit i institucionit të Presidentit njofton këtë lajmërim duke theksuar se ligji i miratuar nga Parlamenti shkel dispozitat kushtetuese pasi i heq Komandantit të Përgjithshëm të drejtën e komandimit të Forcave të Armatosura në kohë paqeje.