Ivica Daçiç: Në Kosovë politikë e gabuar, pavarësia, proces që po rrëshqet

Shef diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka thënë se në periudhën paraprake është zhvilluar një politikë e gabuar ndaj situatës në Kosovë e cila ka pasur koncept pa konsekuencë.
"Koncepti ynë ka qenë “të mos e njohim pavarësinë e Kosovës”. Këtë e kemi të shkruar, e themi sa për ta thënë, e kështu mendon edhe bashkësia ndërkombëtare. Tani nuk flasim në atë mënyrë, por jemi pjesëmarrës aktivë në proces e më herët nuk kemi qenë.”, kështu ka deklaruar Ivica Daçiç, Ministri i Punëve të Jashtme serbe.
Daçiç thotë se ka thënë se është zhvilluar një politikë e gabuar ndaj situatës në Kosovë dhe se pavarësia e saj po rrëshqet. “ Detyra jonë është të gjejmë dhe të kërkojmë zgjidhje, kryesore për ne janë Kombet e Bashkuara. Kosova mund të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, por në KB nuk mund të hyjë pa pajtimin e vendeve që janë në krahun tonë”, ka thënë Daçiç .
Daçiç ka shtuar se Serbia është e interesuar për vazhdimin e dialogut me Kosovën, por kjo, varet nga formimi i Qeverisë në Prishtinë dhe se Serbisë kjo gjë po i reflektohet në negociatat për anëtarësim në BE pasi nuk mund të hapet kapitulli 35.
http://koha.net/?id=27&l=16629
S.S
Add new comment