Brazili në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë, pa Tiago Silvën dhe Nejmar

Brazil-Gjermani është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës “Brazil 2014”. Pasi gjermanët mundën 1-0 Francën, brazilianët mundën 2-1 Kolumbinë duke rikthyer kështu duelin e finales së Kupës së Botës “Japoni Koreja e Jugut 2002”, ndeshje të cilën Brazili e fitoi 2-0.
Por, Brazili ka marrë një fitore me kosta ndaj kolumbianëve. Ata nuk do të kenë në gjysmëfinale kapitenin e Tiago Silva pasi u ndëshkua me karton të verdhë si dhe Nejmar i cili u dëmtua rëndë.
Tiago Silva do të mundojë vetëm në gjysmëfinale, ndërsa për Nejmar botërori ka marrë fund. Tre minuta nga fundi juan Zuniga e goditi me gju nga pas shpine duke e shtrirë në tokë. Dëmtimi ishte aq i rëndë sa lojtari i Barcelonës doli me lot në sy nga fusha.
S.S
Add new comment