20 të plagosur nga radhët e protestuesve por edhe policisë nga protesta në Shkup, 6 të arrestuar

Postuar në 04 Korrik, 2014 14:38

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar lidhur me protestën, duke theksuar se mbi  20 veta janë të plagosur nga radhët e protestuesve por edhe policisë. Sipas zëdhënësit të MPB-së, Ivo Kotevski gjashtë persona janë arrestuar. Njëri nga të plagosurit ka kërkuar ndihmë dhe është shtruar në një nga spitalet e qytetit.

Jo zyrtarisht mësohet se numri i të plagosurve është shumë më i madh sa që është raportuar, dhe se shumë protestues janë evituar dhe kanë përfunduar në klinika private, për shkak të plagëve të pësuara, raporton INA.

Zëdhënësi i MPB-së në njoftimin zyrtar i ka cilësuar protestuesit në mënyrë të madh huliganë që kanë vepruar në mënyrë ekstreme dhe agresive, duke sulmuar me gurë dhe sende të tjera të forta pjesëtarët e policisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.