Nishani nuk dekreton ligjin e FA, janë hequr të drejtat Komandantit të Përgjithshëm, shkel Kushtetutën

Ligji “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” nuk dekretohet nga. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ai do të rikthehet për rishqyrtim në Kuvend. Zyra e shtypit i institucionit të Presidentit njofton këtë lajmërim duke theksuar se ligji i miratuar nga Parlamenti shkel dispozitat kushtetuese pasi i heq Komandantit të Përgjithshëm të drejtën e komandimit të Forcave të Armatosura në kohë paqeje.
“Presidenti i Republikës, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ushtron të funksionet e kompetencat që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura, te cilat burojnë nga Kushtetuta dhe parashikohen shprehimisht nga ligjet që nuk vijnë në kundërshtim me të. Çdo iniciativë ligjore që ka të bëjë me komandimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura, karrierën ushtarake, statusin e ushtarakut etj, duhet detyrimisht të konsultohen paraprakisht me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të marrin dakortësinë e tij. Në të kundërt, këto veprime do të rrezikonin zinxhirin e komandim/kontrollit, kaq vendimtar për drejtimin në fushën e mbrojtjes së vendit. Pra, ushtrimi i kompetencave të dhëna nga Kushtetuta në kohe paqeje Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, nuk duhet të anashkalojnë funksion e komandimit dhe drejtimit të Forcave të Armatosura nga Komandanti i Përgjithshëm”, citohet deklarata e Presidentit.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë mbrojtjes së draftit në Kuvend, ka deklaruar pak kohë më parë se “misioni i ligjit aktual ka qenë vendosja e sistemit të karrierës mbi kritere profesionale dhe korrigjimi i strukturës së gradave. S.S
Add new comment