Arkiv-Lajme

Shqiptarët thirrje në rrjete sociale për protesta në gjithë Maqedoninë

Postuar në 06 Korrik, 2014 01:44

Pas protestave që u zhvilluan të premten dhe të shtunën në Shkup, duket se situate po tensionohet edhe më tej. Nëpër rrjetet sociale po shpërndahen ftesa për protesta që pritet të mbahen gjatë ditës së sotme, në shumicën e qyteteve të banuara me shqiptarë.  Protestat pasojnë pas dhunës policore ndaj protestuesve shqiptarë dhe vendimit të Gjykatës Themelore në Shkup, që shpalli fajtorë dhe dënoi me burg të përjetshëm gjashtë shqiptarë të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve dy vjet më parë.

Për më shumë:

Argjentina siguron gjysmëfinalen e parë pas 24 vjetësh

Postuar në 05 Korrik, 2014 13:52

Argjentina ka siguruar gjysmëfinalen e parë në botëror që prej vitit 1990. Skuadra e Mesit arriti të fitojë ndaj Belgjikës me rezultatin minimal 1-0 me gol të Higuain.

Goli u realizua që në minutat e para të takimit dhe argjentinasit ruajtën avantazhin deri në fund të takimit.

Tashmë do të pritet përfundimi i duelit mes Holandës dhe Kosta Rikës për të mësuar gjysmëfinalisten e katërt që do të përballet me Argjentinë, pasi dueli i parë është ai mes Brazilit dhe Gjermanisë.

S.S

Majko: Maqedonia, me jetë të “dyfishtë”. Me dhunë përballë shqiptarëve nuk ia ka dalë kush deri sot

Postuar në 05 Korrik, 2014 10:59

Pandeli Majko, deputet i PS dhe ish-kryeministër i Shqipërisë reagon lidhur me protestat e shqiptarëve në Maqedoni të zhvilluar dje dhe sot.  Ish-kryeministri ka komentuar se protestat janë shumë të ndjeshme në Maqedoni dhe se shteti dhe policia maqedonase po vazhdojnë të dhunojnë shqiptarët në Shkup. Reagimi i Pandeli Majkos është bërë në rrjetin social “Facebook”.

Maqedoni, protestuesit sulmojnë selinë e BDI, gjykatat dhe Komunën e Çairit

Postuar në 05 Korrik, 2014 10:49

Protesta e organizuar nga shqiptarët e Maqedonisë ka vazhduar edhe ditën e sotme. Pavarësisht pjesëmarrjes më të ulët të aktivistëve, protestuesit janë përqendruar në zonat e banuara. Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të selisë së partisë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Komunën e Çairit ku janë përballur edhe me policinë.

Arta Dade: Shqipërisë i nevojitet ndryshimi i stereotipave dhe imazhit të diplomatëve

Postuar në 05 Korrik, 2014 08:20

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade propozon se Shqipëria duhet të punojë në organizatat ndërkombëtare ku ka aderuar, për të ndryshuar çështjet që vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura. Këtë deklaratë Dade e bëri gjatë Konferencës së Ambasadorëve po zhvillohet në Tiranë.

Arben Imami “shpëton” nga denoncimi i Mimi Kodhelit. Prokuroria: Pushohen hetimet

Postuar në 05 Korrik, 2014 06:17

Arben Imami “shpëton” nga kallëzimi i Mimi Kodhelit. Prokuroria ka gati vendimin ende zyrtarisht, për pushimin e hetimeve për dosjen e tenderit të reklamave, kallëzimin e parë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për ish paraardhësin e saj Arben Imami.

Alfred Moisiu: Shqipëria konsumon shumë politikë, të rrisë peshën e saj në rajon

Postuar në 05 Korrik, 2014 05:10

Ish-Presidenti Alfred Mosiu shprehet se vendi ynë ka potencialin të programojë për të ardhmen zhvillimet e reja rajonale dhe globale. I pranishëm në Konferencën e Ambasadorëve,  Moisiu thotë se Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet e së kaluarës dhe të rrisë peshën e tij në rajon.

PD e Pogradecit dëbon Fahri Balliun, bëri pazare të pista me kandidaturat

Postuar në 05 Korrik, 2014 04:56

Fahri Balliu, i deleguari i Kreut të PD, për zgjedhjet në Pogradec është dëbuar nga strukturat e partisë në këtë qytet. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. Farhi Balliu prej disa kohësh po zhvillon analizën dhe zgjedhjet në strukturat e PD në Pogradec.

Kosovë, partitë konfliktohet për postin e kryeparlamentarit, PDK propozon Hajredin Kuçin

Postuar në 05 Korrik, 2014 04:33

Hajredin Kuçi, është emri që PDK do të propozojë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai është një ndër njerëzit më të afërm të kreut të PDK, Hashim Thaçi. Ende nuk është vendosur se cila nga partitë dot marrë postin e kryeparlamentarit, PDK apo LDK së bashku me koalicionin, por PDK ka këtë propozim. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Blic”.

Bankat rrisin fitimin edhe pse nuk japin kredi

Postuar në 05 Korrik, 2014 04:20

Në kushtet kur kreditimi ka qenë në nivele modeste dhe depozitat nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim, fitimi i bankave rezulton 49 milionë dollarë deri në maj të këtij viti.

Statistikat paraprake të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë tregojnë se bankat po arrijnë të nxjerrin fitim edhe në kushtet kur faktorët nuk janë shumë favorizues. Shoqata e Bankave publikoi së fundmi shifrat për muajin maj në lidhje me ecurinë e sektorit bankar në vend.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme