Kosovë, partitë konfliktohet për postin e kryeparlamentarit, PDK propozon Hajredin Kuçin

Hajredin Kuçi, është emri që PDK do të propozojë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai është një ndër njerëzit më të afërm të kreut të PDK, Hashim Thaçi. Ende nuk është vendosur se cila nga partitë dot marrë postin e kryeparlamentarit, PDK apo LDK së bashku me koalicionin, por PDK ka këtë propozim. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Blic”.
“Hajredin Kuçi është emri i partisë për postin e kryetarit të Kuvendit. Ne jemi të bindur se posti i kryeparlamentarit na takon neve”, ka thënë burimet. Edhe Hajredin Kuçi para disa ditësh kishte thënë se PDK-së si partia fituese e zgjedhjeve i takon posti i kryeparlamentarit.
Ndërkohë, partitë që e kanë formuar koalicionin, LDK- AAK- Nisma janë të bindura se atyre do t’u takoj posti i kryeparlamentarit. Këto parti thirren në argumentin se posti i kryeparlamentarit i takon grupit më të madh parlamentar, që në këtë rast është koalicioni LDK- AAK- Nisma me 47 deputetë.
Ndërkohë, zyrtarë nga Brukseli kanë thënë se kush i ka numrat e bënë qeverinë në Kosovë. Pra, sipas tyre në rast se dështon Thaçi ta formoj qeverinë, si mandatari i parë që i ka 15 ditë kohë, atëherë qeverinë do ta bëjë kushdo që e ka shumicën në Kuvend, që në këtë rast i bie koalicioni LDK- AAK- Nisma.
http://gazetablic.com/hajredin-kuci-emri-pdk-se-per-kryeparl...
S.S
Add new comment