Arta Dade: Shqipërisë i nevojitet ndryshimi i stereotipave dhe imazhit të diplomatëve

Postuar në 05 Korrik, 2014 08:20

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade propozon se Shqipëria duhet të punojë në organizatat ndërkombëtare ku ka aderuar, për të ndryshuar çështjet që vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura. Këtë deklaratë Dade e bëri gjatë Konferencës së Ambasadorëve po zhvillohet në Tiranë.

“Në të gjitha organizmat ku bëjmë pjesë duhet të dekurajojmë përpjekjet e elementëve pengues në rajon për procesin tonë integrues. Rasti i Ukrainës tregoi se siguria në Evropë, është kërcënuar, dhe vetë Bashkimi Evropian po rishikon politikat në lidhje me çështjet e sigurisë. Politika e jashtme e Shqipërisë duhet që të jetë e përgatitur për situatat konfliktuale dhe për ato elementë të caktuar frenues në rajon, të cilat bëhen pengesë e procesit integrues të vendit.”, ka thënë Arta Dade në fjalën e saj.

Dade theksoi se statusi i vendit kandidat, e rrit përgjegjësinë e Shqipërisë jo vetëm në politikën e brendshme por edhe më gjerë. Diplomacia shqiptare duhet të shtojë detyrat që kërkon rendi i ri ndërkombëtar. Nevojitet një ndryshimin e stereotipave dhe imazhit të diplomatëve. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.