KLSH në konflikt me Albpetrol, kallëzohet administratori

Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi sot se ka kallëzuar penalisht në Prokurori administratorin e shoqërisë Albpetrol, me akuzën, kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë ose shërbim publik. KLSH thekson se në kuadër të auditimit (01 .08.2013 – 30.06.2014) të kësaj shoqërie, i është kërkuar administratoret në mënyrë të ripërsëritur që t’i vendosë në dispozicion grupit të autorizuar të auditimit, të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e këtij auditimi.
Por, gjithnjë sipas KLSH-së, në kundërshtim flagrant me detyrimet e tij ligjore si subjekt i auditimit, administratori i Albpetrol sh.a. ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme për mese 1 muaj, vënien në dispozicion të grupit të auditimit, të marrëveshjeve të hidrokarbureve që Albpetrol sh.a. kishte nënshkruar me subjektet private, me justifikimin e ruajtjes së konfidencialitetit të këtyre marrëveshjeve, raporton “Panorama”.
“Veprimet e mësipërme të administratorit të Albpetrol sh.a. përveçse të kryera në kundërshtim me ligjin, kanë shkaktuar edhe pengimin serioz të kryerjes së këtij auditimit nga ana e KLSH-së, në përpjekje për të shmangur nga objekti i auditimit çështje të caktuara të veprimtarisë së tij si administrator i kësaj shoqërie.”- thekson KLSH, duke shtuar se, kjo është hera e parë në historinë e këtyre 24 viteve të demokracisë apo edhe gjatë kohës së monizmit, pavarësisht formave dhe fazave të organizimit në të cilat ka kaluar Albpetrol sh.a. që administratori i kësaj shoqërie vendos të pengojë një institucion kushtetues si KLSH, dhe audituesit e këtij institucioni në kry rjen e detyrës së ty re ligjore.
Add new comment