Ndërron jetë gjeorgjiani Eduard Shevarnadze, “dinosauri” i diplomacisë sovjetike

Postuar në 07 Korrik, 2014 06:56

Ka ndërruar jetë ish-presidenti gjeorgjian, Eduard Shevarnadze, ish-ministër i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik të Mikhail Gorbaçovit, pas një sëmundjeje të gjatë në moshën  86-vjeçare. Kështu njofton radio “Eco” në Moskë. I emëruar në krye të diplomacisë sovjetike në vitin 1985, Shevarnadze ishte një nga protagonistët e Perestrojkës dhe dha dorëheqjen në vitin 1990. Nga 1995-a deri më 2003-in ishte President i Gjeorgjisë. Ai vlerësohej si nga të fundmit “dinosaurë” të diplomacisë sovjetike, që me takimin Regan-Shevarnadze i hapi rrugë shkrirjes së akujve mes dy superfuqive. Pushteti i tij në Gjeorgjinë post-sovjetike u rrëzua nga protestat që sollën në fuqi presidentin Shakashvili. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar edhe nga familja dhe nga zyra e tij e shtypit. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur menjëherë “ngushëllimet më të thella për familjarët dhe për të gjithë popullin e Gjeorgjisë”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.