Arkiv-Lajme

Rama: Në 300 ditë legalizuam më shumë objekte sesa PD gjatë 8 viteve

Postuar në 09 Korrik, 2014 13:40

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Tiranë janë pa u legalizuar rreth 210 pallate të reja. Në një takim me banorët e rrugës ‘Don Bosko’, Rama tha se ky problem duhet të ishte zgjidhur nga bashkia e kryqytetit dhe qeveria gjatë tre viteve të shkuara.  Gjatë këtij takimi kryeministri Rama dhe përfaqësus të qeverisë shpërndanë çertifikata pronëseie për banorët e pallateve “Hawai”.

Qeveria vendos rritjen me 2% të pensioneve

Postuar në 09 Korrik, 2014 12:30

Qeveria shqiptare ka vendosur sot të rrisë në masën 2% pensionet  për disa kategori. Kështu rriten pensionet që rregullohen me ligjin nr. 4171 dhe ligjin nr. 4976, pensionet e posaçme shtetërore, shtesa mujore e invalidëve të luftës, pensionet e kategorisë “Për mbrojtje të veçantë të ushtarakut”, pensionet suplementare të ushtarkakëve apo edhe ato që përfitojnë familjet e pilotëve.  Vendimi është përfshiorës për një kategori të madhe dhe rregullon edhe kompensime si p.sh pagesën e nergjisë elektrike.

Shqipja e shkruar, gjuhë e vështirë edhe për shqiptarët e arsimuar

Postuar në 09 Korrik, 2014 11:54

Gazeta “Zëri” përcjell sot një lajm që është i tillë për cilësinë e shqipes së shkruar. Bëhet fjalë për një njoftim të Dekanatit të Universitetit Publik të Prizrenit që njofton zhvillimin e një provimi, por që u bëhet me dije studentëve me një shqipe që nuk pasqyron vetëm defekte drejtshkrimi. Pa lënë mënjanë institucionin nga i cili lëshohet ky njoftim.

http://zeri.info/artikulli/41151/dekanati-skandaloz-i-universitetit-te-p...

s.z 

PD-ja flet hapur: “Një reformë territoriale e njëanshme sjell shkatërrimin e zgjedhjeve”

Postuar në 09 Korrik, 2014 11:01

Reforma territoriale e njëanshme mund të kushtojë zhvillimin e zgjedhjeve. Kjo është të paktën ajo që Partia Demokratike ka paralajmëruar sot përmes kreut të saj të Grupit Parlamentar Edi Paloka. “Nëse ata do të vazhdojnë me kokfortësi të ndjekin këtë rrugë, të jenë të bindur se nuk po bëjnë gjë tjetër, veçse po shkatërrojnë zgjedhjet e ardhshme. Nuk bëhet fjalë që ne të hyjmë apo jo, por kështu rrezikojnë edhe bërjen e zgjedhjeve”, ka thënë Paloka.

Reforma në arsimin e lartë, rikthehet mesatarja për pranimet në universitet

Postuar në 09 Korrik, 2014 09:25

Autorët e reformës në arsmin e lartë kanë menduar që të rikthejnë mesataren e shkollës së mesme si kriter për pranimin në shkollën e lartë. Madje ky rregull do të zbatohet edhe për shkollat e larta private, proces që do të rregullohet përmes aplikimit që të rinjtë do të bëjnë në një agjenci. Do të jetë kjo ajo që do të informojë fakultetin për numrin e aplikimeve që janë bërë. “N.q.s stduenti plotëson kriterin kombëtar të pranimit, pra notën mesatare, kjo agjenci u dërgon universiteteve për aplikim. Këto institucione zbatojnë procedurat e tyre për pranimin e studentëve.

Rrjedhje nga PDK-ja? Vlora Çitaku dorëhiqet nga të gjitha funksionet. “Express” thotë se është caktuar konsulle në New York

Postuar në 09 Korrik, 2014 08:36

Mediat në Kosovë njoftojnë se Vlora Çitaku, ministre e Integrimit ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet. Madje edhe nga detyra e nënkryetares në Partinë Demokratike të Kosovës, teksa për drejtimin e ministrisë ka lënë zëvendësin Gëzim Kasapolli.  Sipas gazetës “Express” një e dhënë është që Çitaku është emëruar konsulle në New York. Largimi i Çitakut është një sinjal që flet për animin e balancës nga krahu opozitar me Hashim Thaçin.

Përplasja për gjyqësorin, PS-LSI paralajmërojnë ndërhyrjen e Parlamentit. Nga Presidenti ende asnjë reagim. Nishani përgjigjet vetëm për Gjykatën e Lartë

Postuar në 09 Korrik, 2014 08:14

Dy partitë e koalicionit të majtë qeverisë, PS-ja dhe LSI-ja kanë paralajmëruar sot ndërhyrjen e parlamentit në çështjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “PS mbështet deklaratën e djeshme të Ministrit të Drejtësisë dhe të Qeverisë Shqiptare për të kërkuar ndërhyrjen e Parlamentit. Një rrjet gjyqtarësh të korruptuar që po kthehen në një sekt, që bëjnë gjithçka për të mbrojtur e shpëtuar njëri-tjetrin nga zullumet korruptive ku janë zhytur”, u shpreh sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi.

Dialogu vjetor SHBA-Kinë, presidenti Xi Jinping: “Një përplasje mes të dyja vendeve do të ishte shkatërrimtare”

Postuar në 09 Korrik, 2014 06:19

Ka nisur në Pekin dialogu vjetor mes SHBA-së dhe Kinës. Delegacioni amerikan drejtohet nga sekretari i Shtetit John Kerry, i cili citohet të jetë shprehur se “SHBA nuk po përpiqen që të përmbajnë apo frenojnë Kinën”. Kjo pasi në përgjithësi mendohet se qasja e SHBA-ve ndaj Kinës shihet si një lloj politike kufizuese dhe që synon të mos lejojë tejkalimin e peshës së fuqisë aziatike. Takimi mund të shihet me optimizëm nëse u besohet fjalëve të presidentit kinez Xi Jinping, sipas të cilit “një përplasje mes të dyja vendeve do të ishte përfundimisht shkatërrimtare”.

Kreu i Forcave Aleate për Europën mbërrin në Tiranë. Takime edhe me Presidentin dhe kryeministrin

Postuar në 09 Korrik, 2014 05:33

Ka mbërritur sot në Tiranë kreu i Forcave Aleate për Europën, gjenerali Philip Breedlove. Ai do të takohet me autoritetet më të larta të shtetit, si me ministirn e Jashtëm, ministren e Mbrojtjes, me të cilën do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, por edhe me kryeministrin dhe Presidentin e vendit. Nuk bëhet i ditur qëllimi i vizitës, që gjithsesi është e rëndësishme, qoftë edhe për nga niveli i takimeve.

s.z

Komplikohet situata në Maqedoni. Flitet për kundërprotesta nga sllavët. Gjenerali Angellov: “Ne jemi këtu. Por të ulen gjakrat”

Postuar në 09 Korrik, 2014 04:27

Situata në Maqedoni mbetet e tenisionuar dhe madje me premisë acarimi të mëtejshëm. Kështu sot bëhet e ditur se grupe nga pjesa sllave e popullsisë ka paralajmëruar kundërprotesta ditën e premte, kur edhe shqiptarët kanë bërë të ditur se do të mbajnë një protestë. Kundërprotesta maqedonase po organizohet në rrjetet sociale dhe ajo ka nisur me artikulimin e gjuhës së njohur që ndan sllavët nga shqiptarët. “Hajde të mblidhmei t'i presim 'shiptari të mallkuar' para Qeverisë”, citohet thirrja e maqedonasve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme