Kreu i Forcave Aleate për Europën mbërrin në Tiranë. Takime edhe me Presidentin dhe kryeministrin

Ka mbërritur sot në Tiranë kreu i Forcave Aleate për Europën, gjenerali Philip Breedlove. Ai do të takohet me autoritetet më të larta të shtetit, si me ministirn e Jashtëm, ministren e Mbrojtjes, me të cilën do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, por edhe me kryeministrin dhe Presidentin e vendit. Nuk bëhet i ditur qëllimi i vizitës, që gjithsesi është e rëndësishme, qoftë edhe për nga niveli i takimeve.
s.z
Add new comment