Dialogu vjetor SHBA-Kinë, presidenti Xi Jinping: “Një përplasje mes të dyja vendeve do të ishte shkatërrimtare”

Postuar në 09 Korrik, 2014 06:19

Ka nisur në Pekin dialogu vjetor mes SHBA-së dhe Kinës. Delegacioni amerikan drejtohet nga sekretari i Shtetit John Kerry, i cili citohet të jetë shprehur se “SHBA nuk po përpiqen që të përmbajnë apo frenojnë Kinën”. Kjo pasi në përgjithësi mendohet se qasja e SHBA-ve ndaj Kinës shihet si një lloj politike kufizuese dhe që synon të mos lejojë tejkalimin e peshës së fuqisë aziatike. Takimi mund të shihet me optimizëm nëse u besohet fjalëve të presidentit kinez Xi Jinping, sipas të cilit “një përplasje mes të dyja vendeve do të ishte përfundimisht shkatërrimtare”. Ndërkohë Kerry ka kërkuar nga Pekini që mos të vlerësojë qëndrime të caktuara të SHBA-ve ndaj Kinës si pjesë të një strategjie përmbajtjeje. Këtu mund të referohet çështja e tensioneve mes Kinës dhe Filipineve apo edhe Vietnamit, përderisa në çdo rast një përplasje e amratosur do të prishte ekuilibrin aktual. Sidomos në rastin e Filipineve SHBA-të kanë reaguar duke u përfshirë në stërvitje të përbashkëta ushtarake, por gjithsesi këto çështje nuk janë adresuar ende në dialogun mes të dyja vendeve.

http://www.bbc.com/news/world-asia-28223648

s. z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.