Komplikohet situata në Maqedoni. Flitet për kundërprotesta nga sllavët. Gjenerali Angellov: “Ne jemi këtu. Por të ulen gjakrat”

Postuar në 09 Korrik, 2014 04:27

Situata në Maqedoni mbetet e tenisionuar dhe madje me premisë acarimi të mëtejshëm. Kështu sot bëhet e ditur se grupe nga pjesa sllave e popullsisë ka paralajmëruar kundërprotesta ditën e premte, kur edhe shqiptarët kanë bërë të ditur se do të mbajnë një protestë. Kundërprotesta maqedonase po organizohet në rrjetet sociale dhe ajo ka nisur me artikulimin e gjuhës së njohur që ndan sllavët nga shqiptarët. “Hajde të mblidhmei t'i presim 'shiptari të mallkuar' para Qeverisë”, citohet thirrja e maqedonasve. Pra protestat e shqiptarëve po priten me këmbët e para nga maqedonasit dhe kjo edhe në nivelet e larta. Kështu gjenerali Stojançe Angellov, pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001 ka replikuar me veteranët e UÇK-së, të cilët duket se janë shkëputur nga ish-drejtuesi Ali Ahmeti, aktualisht në koalicion me Nikolla Gruevskin. "Ju jeni këtu, por edhe ne jemi këtu! Ne, mbrojtësit maqedonas nga viti 2001! Të pakënaqur, revoltuar e hidhëruar, mirëpo çdoherë të gatshëm për të mbrojtur atdheun tone, shtetin e Maqedonisë dhe qytetarët maqedonas. Por, këtë herë nuk do të jetë si në vitin 2001. Këtë herë... Fillimisht do t'i pastrojmë radhët tona, kurse më pas dihet! Do ta ndjeni mllefin maqedonas!! Prandaj, le të ulen gjakrat te shqiptarët ekstremistë; në gjithë këtë fukarallëk edhe lufta na mungon. Kurse punët shkojnë tutje, siç duket dikujt kjo i konvenon", ka thënë Angellov. Mund të lexohet në dy pjesë kjo deklaratë, e cila përcjell ndoshta me realizëm ndjenjën që përshkron sot Maqedoninë: urrejtje reciproke, por edhe frikë nga përplasja që do të rezultonte shkatërrimtare.

http://almakos.com/lajme/maqedoni/55475-gjenerali-maqedonas-...

s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Problemi eshte qe KOMBI MAQEDONAS nuk egziston, sllavo-maqedonet e Maqedonise jane Bullgare.......hajt bre burra bini dakord me mencuri e ndajeni Maqedonine me dysh, njera pjese te shkoje me Bullgarine, pjesa tjeter t&#39;i bashkohet ja Shqiperise, ja Kosoves.......</p>

Submitted by mergimtari (not verified) on

<p>Ju lumte Plaku Xhuxhumaku. Kjo eshte zgjidhje qe iu konvenon edhe shqiptareve edhe te ashtuquajturve maqedon. Asnje zgjidhje tjeter nuk e qeteson ate vend. E verteta eshte shume e qarte por politikanet tane me duket se jane daltoniste dhe nuk i shohin ngjyrat e se vertetes. Me rrespekt mergimtari</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.