Agjenti i dyfishtë i BND-së që spiunonte për amerikanët, kërcënon marrëdhëniet Berlin-Uashington

Marrëdhënie të sikletshme mes SHBA-së dhe Gjermanisë, megjithëse Shtetet e Bashkuara i kanë premtuar Berlinit bashkëpunimin e tyre në hetimin e çështjes së agjentit të dyfishtë në Shërbimin Informativ Gjerman (BND). Zëdhënësi i presidentit Barack Obama, Josh Earnest, tha dje në Uashington, se duan t'u ndihmojnë gjermanëve për të zgjidhur çështjen në mënyrë adekuate. Në lidhje me pretendimin se një agjent i BND ka spiunuar për shërbimet sekrete amerikane, Earnest nuk deshi të shprehej, njofton Dojçe Vele. Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Kinë foli për “një rast që mund të jetë shumë serioz. Aktivitete të tilla përgjimi qëndrojnë në kundërshtim të qartë me atë, që unë kuptoj me bashkëpunim të besueshëm të shërbimeve dhe partnerëve".
Spiuni në fjalë është një 31 vjeçar, punonjës i inteligjencës gjermane BND që dyshohet të ketë spiunuar për SHBA komisionin hetimor të Bundestagut për çshtjen e NSA-së. 31-vjeçari u arrestua javën e kaluar nga prokuroria federale. Siç njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke iu referuar personave të brendshëm, shërbimi i fshehtë amerikan CIA ka qenë i përfshirë në rekrutim.
a.k
Comments
jo mor jo se nuk është e

jo mor jo se nuk është e mundur!!amerika të spiunojë gjermaninë?!

shka jeni tuj than,bre??

spijuna shpikte vetym enveri!!pranej sala i nxori të gjithë të persekutuar!!

enveri futi në burg njerës për interes të vet duke i qujt spijuna t'sërbit,gërkut,të amerikonit ishim me të vërtetë spijuna të mir!spijunojshin për demokraci!

"nuk ka miqësi të përjetshme,por interesa të përjetshëm"M.Theçer!!

prandaj ndodhin këto gjëra,prandaj spiunon miku mikun!!do të jetë i gatshëm për çdo të papritur!në mardhënjet shtetërore nuk ka verbëri!!!

aty duhet të parashikohen gjërat para se të ndodhin,dhe një nga këto mundësi është marrja e informacionit,në të gjitha mënyrat!!!

Add new comment