Përplasjet në TKOB mes drejtorit Kerni dhe disa punonjësve. Peticion për largim, akuza për pagën e qershorit

Postuar në 08 Korrik, 2014 08:33

Vazhdon përplasja në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, mes një pjesë të punonjësve dhe drejtorit Ilir Kerni. Ditën e djeshme, 91 prej tyre kanë firmosur një njoftim-peticion me dy kërkesa: Marrjen e pagave dhe shkarkimin nga puna të drejtorit. Kronologjia e kërkesave është kuptimplote, të japë rrogat pastaj të ikë. Vetë Kerni ka dalë sot përpara mediave për të sqaruar situatën, duke theksuar se artistët janë njoftuar me shkresë për firmosjen e kontratës dhe tashmë do të veprohet në bazë të ligjit. Mosparaqitja për firmosjen e kësaj kontrate, nënkuptonte “mungesë interesi për vazhdimësinë e marrëdhënies së punës”. Sipas Kernit, 60% e institucionit e ka firmosur kontratën, me firmosjen e të cilës lidhej edhe paga e qershorit. “Ruajtëm teatrin të paprekur, shtuam 14 punonjës. Folëm për 3 muaj, tani zbatojmë organikën e qeverisë. Kemi njoftuar me shkresë, do veprohet në bazë të ligjit”, deklaroi Kerni.
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.