Thaçi akuzon kundërshtarët si “inatçorë”, Kurti e fton për debat publik. Ende asnjë formulë për qeverisjen e re

Postuar në 08 Korrik, 2014 11:19

Sot kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi bëri një deklaratë për shtyp ku u “përvishej” kundërshtarëve të tij politikë që nënshkruan një pakt për të mos bërë asnjë aleancë qeverisëse me PDK-në, çka e ka vënë në vështirësi serioze shansin e Thaçit për një kabinet të ri qeverisës. Ai akuzoi liderët opozitarë për politikë inatçore dhe interesa të ngushta, ndërsa “PDK do jetë e vendosur për Misionin e Ri”, slogan i këtyre zgjedhjeve. Nga ana e tij, Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti reagoi dhe i bëri ftesë publike kryeministrit në largim, për debat të drejtpërdrejtë në televizionin publik.
“Sot, kryeministri në ikje kishte nisur të shqetësohet për idealet e parimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kishte filluar ta përmendë bashkimin kombëtar. I bëj ftesë publike Hashim Thaçit për debat të drejtpërdrejtë në televizionin publik”, thotë Kurti. Mirë akuzat e Thaçit dhe debatet e Kurtit, po ndonjë formulë për qeverisjen e re a do gjendet?

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.