Parashikim: Rritja ekonomike në tremujorin e dytë, 2.0%-2.3%

Postuar në 14 Korrik, 2014 05:05

“Sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (V.SH.B), ekonomia në tremujorin e parë të vitit 2014 vlerësohet me rritje prej 1.65 % kundrejt tremujorit të parë të vitit 2013”, deklaroi INSTAT-i para një jave. Ndërkohë, Ministria e Financave raporton se të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (T.V.SH.) u rritën 26% në të njëjtin tremujor, krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në tremujorin e dytë (prill-qershor), të ardhurat nga TVSH-ja u rritën 33% , krahasuar me një vit më parë.

Duke futur këto të dhëna në modelin e prezantuar në shkrimin http://respublica.al/opinion/2014/04/10/rritja-ekonomike-janar-mars-2014-16-19, si edhe të dhënat për investimet publike (që mbetën edhe në tremujorin e dytë në nivelin 50% të një viti më parë) dhe eksportet që u rritën 30% në tremujorin e fundit, rezulton një parashikim për rritjen ekonomike në intervalin 2.0%-2.3%.

Që të arrihet parashikimi 2.1% i FMN-së për gjithë vitin 2014, duhet që në tremujorët e mbetur, të realizohet një rritje ekonomike mbi 2.3%. Rritja ekonomike e vitit 2013 ishte 1.44%.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Ardit (not verified) on

Z. Zaloshnja analiza qe ju beni duke u bazuar nr shifrat e mesiperme eshte e sakte por a valle do arrihet nje rritje ekonomike e qendrueshme me qeverine qe ndjek politika mbyllje te bizneseve si ne rastin e tregut tek Hamdi Pepa dhe atij te ish-uzines Dinamo??

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.