Intervista e ministrit Naço: KLD, një fole pazaresh skandaloze. Vendimet merren gjetiu, votojnë formalisht

Në një intervistë për revistën Java, ministri i Drejtësisë Nasip Naço shpjegon pakënaqësinë e tij ndaj mënyrës skandaloze sesi funksionon sot Këshilli i lartë i Drejtësisë. Naço jep për shembull operimin e KLD-së në plotëssimin e vendeve vakante. “Për katër vende vakante në gjykatën e apelit në Durrës, konkuruan 61 kandidatë dhe fituan katër prej tyre, të cilët morën nga 12 apo 13 vota, ndërsa të tjerët nuk morën asnjë votë, edhe pse ishin gjyqtarë të shkëlqyer, të trajnuar e të shkolluar. Kjo më la përshtypjen se mbledhja e vërtetë ishte bërë diku tjetër dhe se aty po konsumohej thjesht një formalitet”. Ose, “u emëruan gjyqtarë në Tiranë, persona të cilët ishin marrë me aktivitet politik. Ish-drejtoresha e kabinetit e ministrit të brendshëm, konkuron dhe futet në sistemin e drejtësisë jashtë ligjit dhe kritereve”, ose “KLD dhe Inspektoriati kanë të drejtë të bëjnë vlerësimin e gjyqtarëve. Ato e kanë bërë këtë, por për vitin 2005-2006, duke e përdorur vlerësimin e atij viti, për ngritjet në detyrë në vitin 2014”.
Revista boton edhe një intervistë të ministrit të Shtetit Çuçi, për nevojën urgjente të një reforme të thellë në drejtësi.
a.k
Add new comment