Studimi: Nivel tejet i lartë i ekonomisë informale në fshat. 84% e të anketuarve marrin kredi, s’kanë dijeni për grantet

Postuar në 15 Korrik, 2014 07:25

Ekonomia informale në vendin tonë ka patur rregullisht nivele të larta. Por një studim mbi ekonominë e fshatit dëshmon një nivel informaliteti tejet të lartë, duke e bërë tregun bujqësor një sektor pothuajse tërësisht jashtë sistemit. Sipas një studimi të bërë nga Shoqata e Investitorëve të Huaj, FIAA, dhe Unioni Shqiptar Kursim Kredi, rezulton se 88% e fermerëve të intervistuar nuk kanë NIPT, ndërsa vetëm  32%  e tyre janë të regjistruar pranë drejtorisë së bujqësisë, pra kanë  kodin e fermerit. Nga ana tjetër, vetë fermerët kanë nevoja financiare të mëdha por nuk janë mjaftueshmërisht të informuar mbi ekzistencën dhe procedurat e granteve për bujqësinë. Kështu 84% e të intervistuarve marrin kredi për të mbështetur prodhimin e tyre. Por nëse gjatë viteve të fundit sipas përfaqësuesve të BE-së,  vendi ynë ka përfituar  rreth 6.2 milion euro vetëm për agrokulturë, mbetet pikëpyetje se si janë menaxhuar këto grante dhe cili ka qenë destinacioni fundor i këtyre parave.

a.k

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp;Grantet, nje perralle e madhe dhe nje skeme e shkelqyer vjedhjeje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.