Der Spiegel: Merkel mund ta lërë mandatin për postin e kreut të BE-së ose të OKB-së

Gazeta gjermane Der Spiegel shkruan se kancelarja Angela Merkel është e gatshme të japë dorëheqje nga posti i saj, para se të përfundojë mandatin e ri qeverisës. Arsyeja, shumë e fortë: Ajo mund të bëhet Presidente e Këshillit Europian ose Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Kjo do të thotë që Merkel mund të japë dorëheqje para përfundimit të mandatit në vitin 2017, aq më tepër që Gjermania është përfshirë nga skandalet për shkak të çështjes së spiunëve. Megjithëse kolegët dhe zëdhënësit e partisë e kanë mohuar këtë mundësi, bëhet fjalë për një gazetë tejet të informuar si Der Spiegel. Largimi i Merkelit do ta bënte atë kreun e parë të qeverisë që nuk mbaron mandatin me dëshirën e vet, që prej vitit 1949.
a.k
Comments
korrigjim: Largimi i Merkelit
<p>korrigjim: Largimi i Merkelit do ta bënte atë kreun e parë të qeverisë që mbaron mandatin me dëshirën e vet, që prej vitit 1949.</p>
Endri: "Qe nuk e mbaron
Endri: "Qe nuk e mbaron mandatin me deshiren e vet", pra e le me deshire mandatin ne mes. Faleminderit qe na lexon
Add new comment