Armëpushimi zgjat vetëm 6 orë. Raketat e Hamasit vrasin një izraelit, Tel Avivi rinis ofensivën

Postuar në 15 Korrik, 2014 14:01

Propozimi egjiptian për armëpushim në konfliktin e rindezur mes ushtrisë izraelite dhe organizatës Hamas në Gaza, u mirëprit vetëm nga Izraeli. Por gjashtë orët e armëpushimit të njëanshëm morën fund kur njëra nga 50 raketat artizanale të lëshuara nga Hamas, vrau një civil izraelit në qytetin Ashdod. Britanikja The Guardian njofton se reagimi i kryeministrit Netanjahu ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër: “Kjo vrasje na jep gjithë të drejtën të zgjerojmë operacionet ushtarake për mbrojtjen e njerëzve tanë”. Ndërkaq, nga goditjet izraelite mbi Gaza, numri i viktimave i afrohet 200, shumicë dërrmuese civilë.

Brenda vetë kabinetit izraelit ekzistojnë rrymat radikale (si ministri i Jashtëm Liberman) dhe ato më të përmbajtura, por e njëjta situatë është dhe tek Hamas. Një lider I organizatës, deklaroi nga Kajro se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar, ndërkohë që krahu ushtarak, brigadat al Qasam deklaroi se do luftojë deri “në fund”. Por cili është fundi? Hamas, që e sheh me shumë mosbesim liderin e ri egjiptian Al Sisi, kërkon heqjen e bllokadës tetëvjeçare izraelite ndaj Gazës, hapjen e kufirit egjiptian të Rafahut dhe lirimin e mbi 50 të burgosurve palestinezë.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Si ka mundesi te jene kaq idiote keta te Hamasit,sa me shume sulmojne aq me shume humbasin,tani rrezikojne edhe pushtimin...hajde merri vesh...!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.