KLD-ja, përgjigjet ndihmësi i Presidentit: “Po kalohet në rrjedhat e antikushtetueshmërisë”

Postuar në 16 Korrik, 2014 02:57

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përcjellë sot qëndrimin e vet, jozyrtar por publik, për çështjen e debatit të fundit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Përmes një shkrimi në gazetën “Panorama” të titulluar: “Rënia e Kushtetutës”, Ndriçim Kulla, ndihmës i Presidentit, ka bërë një rezyme të përplasjeve të institucionit të presidencës me qeverinë e socialistëve, që zë fill që me emërimet në diplomaci. Vazhdon me plotësimin e vendeve vakant në Gjykatën e Lartë dhe përsëritet me KLD-në.  “I gjithë ky cirkuit ndodhish për kompetencat e presidentit ka një domethënie. Domethënien e instalimit të një oligarkie pushtetarësh që në galopin e tyre t’i zënë frymën shtetit të së drejtës, duke shkelur me këmbë kushtetueshmërinë e re disavjeçare”, shkruan Kulla. Duke e mbyllur shkrimin me citimin e Barak Obamës në takimin e Varshëvës, zhvilluar me rastin e jubileut të zgjedhjeve të para pluraliste, ai apelon që të shmanget rruga e antikushtetueshmërisë “nga e cila askush nuk do të dalë i fituar”.  Pa u quajtur fare koment, është mëse evidente se të paktën në gjuhën e përdorur, Presidenti, përmes ndihmësit të tij, ka adoptuar të njëjtën frekuencë dhe tonalitet me opozitën. Kjo merr aq më shumë kuptim politik edhe për faktin se vetëm dje nismat e qeverisë për Byronë e Hetimit u kritikuan edhe nga deputetë të vetë mazhorancës.

s.z 

Comments

Submitted by sinan hibro (not verified) on

<p>Nuk eshte cudi qe presidenti te bej parimorin dhe te paditurin, duke harruar menyren se si u zgjodh , e pas kesaj te luftoj per te qene ne tonalitet (sic kumton S.Z i ResPublika-s ) me opoziten ... Por une nuk arrij te kuptoj se si nje kumtues i lajmit ( Respublika ) te mbaj qendrim politik ndaj marredhenies pozite-presidence, &nbsp;kur shton se &nbsp;&quot; &nbsp;per Byrone e Hetimit jane kunder dhe disa deputete te vete maxhorances ....&quot; &nbsp;Kumtues lajmi ose gazetari ordinere !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.