Tregjet e ish uzinës Dinamo dhe Qytetit të Nxënësve do të mbyllen. Vendim unanim bashki-prefekturë

Postuar në 15 Korrik, 2014 09:10

Në raste si ky bashkëpunimi e gjen rrugën e vet. Task Forca e ngritur nga Prefekti i Tiranës në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës ka vendosur mbylljen përfundimtare të tregut të ish-Uzinës Dinamo në Tiranë edhe atij në ish-qytetin e nxënësve. Sipas relacioneve të paraqitura nga të gjithë aktorët e kësaj Task Force janë konstatuar mangësi të theksuara në struktura dhe të kushteve higjieno-sanitare në tregun e ish-Uzinës Dinamo, ndërkohë që në tregun “Hamdi Pepa” shumica e objekteve janë kioska shitjeje që sipas Task Forcës nuk plotësojnë as kushtet minimale për tregtimin e produketeve ushqimore. Nga ana tjeter, shpesh nga këto subjekte ka shkelje të ligjshmërisë fiskale të cilët sfidojnë në mënyrë të hapur institucionet e administratës shtetërore. Mbledhja e radhës e Task Forcës e cila kryesohet nga Prefekti Sadi Vorbsi, nënkryetari i Bashkisë, Enno Bzodo, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Tiranë, drejtoria e Rajonale e Mjedisit, kreu i Policisë Bashkiake e të tjerë doli me një vendim për mbylljen përfundimtare të këtij tregu. Ky vendim do të ekzekutohet nga Policia Bashkiake dhe ajo Shtetit. Ndonëse e kishin paralajmëruar dhe vetë dhe në një farë mënyre e prisnin një vendim të tillë, tregtarët duken të habitur dhe paralajmërojnë protesta, pasi mendojnë se vendimi nuk lidhet me kushtet higjenike, por me lirimin e hapësirës për të ndërtuar.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p><span style="color: rgb(35, 31, 32); font-family: helvetica, arial, sans-serif; font-size: 12px; line-height: 16.799999237060547px; background-color: rgb(239, 246, 255);">Ca jane keto vendime te turpshme dhe te nxituara?! Me c&rsquo;fare do mbahen ato familje qe jetojne me te ardhurat e biznesit te vogel ne ato tregje???? Pse nuk propozojne ndonje pakete per permiresimin e infrastruktures ne ato tregje nga taksat qe vjelin po aty?!</span><br style="color: rgb(35, 31, 32); font-family: helvetica, arial, sans-serif; font-size: 12px; line-height: 16.799999237060547px; background-color: rgb(239, 246, 255);" /><span style="color: rgb(35, 31, 32); font-family: helvetica, arial, sans-serif; font-size: 12px; line-height: 16.799999237060547px; background-color: rgb(239, 246, 255);">Valle qeveria apo z. Vorpsi po i siguron vend pune atyre qe neser do i hedhin ne rruge?! Turp dhe papergjegjshmeri nga prefekti dhe zyrtaret e tjere qe kane firmosur ate akt te paprecedent!!</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.