Obama bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në lindje të Ukrainës

Postuar në 18 Korrik, 2014 13:11

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama thotë se një raketë tokë-ajër e lëshuar nga një zonë e kontrolluar nga rebelët në lindje të Ukrainës rrëzoi avionin e Malajzia Airlines MH17. Obama e cilësoi sulmin “mizori” dhe theksoi se “e vërteta do të zbulohet”.

Presidenti amerikan bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në lindje të Ukrainës dhe kërkoi që hetuesit të kenë akses të plotë. “Kjo ishte një tragjedi globale... Sytë e të gjitha botës janë në Lindje të Ukrainës dhe ne do të kujdesemi që e vërteta të dalë”, tha Obama.

SHBA-të dhe Rusia janë përplasur në Këshillin e Sigurisë në OKB, ku përfaqësuesi rus fajësoi ushtrinë ukrainase për tragjedinë. Rreth 30 hetues të OSBE-së kanë shkuar në vendin e rrëzimit të avionit afër fshatit Grabovo. Ambasadori zviceran i OSBE-së, Thomas Greminger thotë se ekipi nuk ka pasur akses të plotë dhe është ndalur nga “grupe të armatosura ilegale lokale”.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.