Biden: Rrëzimi i avionit nuk ishte aksident, është goditur dhe rrëzuar

Postuar në 18 Korrik, 2014 05:19

Zv.presidenti amerikan, Joe Biden nuk e cilëson aksident rrëzimin e avionit malajzian në Ukrainë. Duke folur mbrëmë vonë në një konferencë për media në Detroit, Biden tha se aeroplani “është goditur dhe rrëzuar. Nuk është aksident”.

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuan se avioni ishte goditur nga një raketë, por nuk është e qartë se kush e ka hedhur raketën, nëse është hedhur nga territori rus, apo nga ai ukrainas.

Zyrtari tha se avioni mund të jetë qëlluar qëllimisht nga dikush, i cili mund ta ketë marrë atë për avion ushtarak transporti.

Avioni Boeing 777 me 295 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord, ishte nisur nga Amsterdami për në Kuala Lumpur. Ai u rrëzua në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, pranë qytetit Snizhne.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.