Arben Ristani: Vendimi për bojkot është ekstrem, por... ishim të detyruar

Arben Ristani, ish-kryetari i famshëm i KQZ-së dhe ish-zv.ministër i Brendshëm në qeverinë “Berisha”, e cilëson të rëndë vendimin e Partisë Demokratike për bojkotimin e punimeve të Kuvendit.
Deklarata e Ristanit është një kritikës soft për lidershipin e PD-së që ka marrë këtë vendim. Por, nga ana tjetër deputeti demokrat e justifikon këtë qëndrim.
“Vendimi sigurisht është i rëndë, është marrë për një kohë të pacaktuar, por opozita e ka shfrytëzuar të gjithë hapësirën publike për të komunikuar me opinionin dhe për të gjetur rrugën e duhur dhe efikase për zgjidhjen e situatës”, shprehet Ristani në një intervistë për gazetën “Mapo”.
“Opozitës po i ngushtoheshin çdo ditë e më shumë hapësirat e saj parlamentare pasi veprimtaria e Kuvendit nuk po zhvillohet sipas ligjit dhe rregullores së Parlamentit. Në këto kushte, por duke analizuar qartë instalimin edhe brenda parlamentit të skuadrave mafioze të dhunës, opozita u detyrua të marrë këtë vendim ekstrem.”
http://mapo.al/2014/07/ristani-kapja-e-drejtesise-per-pushte...
S.S
Add new comment