Çmimet “fluturake” të biletave ajrore frenojnë turizmin. Ankesat e agjensive të udhëtimit

Taksa të shtrenjta aeroportuale dhe çmime të larta të karburantit të avioneve. Agjencitë turistike ankohen se çmimet e shtrenjta të fluturimeve në Shqipëri kanë krijuar një situatë anormale që frenon turizmin, njofton TCH. Disa operatorë të sektorit, si Besnik Vathi e Sava Bardhi, pohojnë se situata vazhdon të rëndohet nga viti në vit. “Ne jemi destinacioni më i shtrenjtë në rajon për fluturimet. Dhe jo vetëm avionet, por edhe tragetet kanë çmime të rritura artificialisht. Tani që flasim një person nuk mund të udhëtojë dot jashtë pa 300 euro, flas per vendet fqinje si Roma dhe Bari”, shton Sava Bardhi.
Agjencitë thonë se po mundohen të gjejnë rrugë të tjera duke devijuar trafikun e fluturimeve: “Ne po i çojmë dhe sjellim njerëzit nga aereportet e rajonit sepse na bie shumë më lirë. 90% të organizimeve i bëjmë nga Shkupi ose Prishtina.” Turizmi është një nga degët më të mëdha të ekonomisë, me gati 13% të prodhimit kombëtar.
a.k
Comments
Te me falni, por ky eshte

Te me falni, por ky eshte idiotizmi i fundit ne llomotitjen e corroditur shqiptare rreth turizmit.

Referenca ne fjaline e fundit ku turizmi vleresohet si nje nga deget me te medha te ekonomise, ska rendesi se sa e sakte eshte, duket se ka lidhje me turizmin "hyres", dmth ate qe sjell te ardhura, ku turistet e huaj "vijne dhe shkojne".

Eshte e habitshme se si edhe gazetari i Respublika "a.k", qe nuk e di per cfare arsye inicialin e mbiemrit te vet e le pa pike, nuk e kupton, ashtu si edhe ai/ajo e TCH, qe operatoret qe folen ne ate interviste e kane fjalen per krejt tjeter gje. Sic thone edhe vete, ata i "cojne dhe i sjellim njerzit" (qe mendja ta thote qe te jene shumica shqiptare qe shkojne per pushime jashte), cka lidhet me turizmin "dales" dmth ate qe ushqen ekonomite e vendeve te tjera dhe jo ate shiptare.

Ne thelb, operatoret turistike po ankohen qe nuk po nxjerrin dot me shume shqiptare jashte shtetit per shkak te cmimeve te shtrenjta te fluturimit, gje qe ne analize te fundit duhet ti beje mire ekonomise shqiptare.

Add new comment